Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pesë shkolla në burgje, 163 të dënuar kthehen në nxënës Empty Pesë shkolla në burgje, 163 të dënuar kthehen në nxënës

Thu 15 Sep 2011 - 15:45
Një numër prej 163 personash kanë nisur të frekuentojnë vitin shkollor në burgje. Burime zyrtare thanë se brenda burgjeve janë hapur pesë shkolla.Burimet thanë se ka filluar viti i ri shkollor i ciklit 9-vjeçar në 5 institucione penale në vend, në Peqin, Korçë, Fushë-Krujë, Vaqarr dhe Institutin e të Miturve Kavajë. Drejtoritë përkatëse të institucioneve në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Ciklit Shkollor Parauniversitar, kanë marrë të gjitha masat e
duhura, për ofrimin e mundësisë së arsimimit edhe në vendet e vuajtjes së dënimit, duke filluar me sigurimin e bazës materiale dhe përcaktimin e mësuesve të cilët do të ushtrojnë profesionin në këto institucione. Në total, janë regjistruar 163 persona me liri të kufizuar për të ndjekur procesin mësimor. Më konkretisht:IEVP Fushë-Krujë:Janë regjistruar 34 të burgosur për frekuentimin e mësimit.IEVP Korçë:Janë regjistruar 50 të burgosur.IEVP Peqin:Janë regjistruar 37 të burgosur.IEVP Vaqarr:Janë regjistruar 16 të dënuar.Instituti i të Miturve Kavajë:Janë regjistruar për të ndjekur procesin arsimor në ciklin e ulët 12 të dënuar dhe në ciklin e lartë 14 të dënuar. Procesi arsimor në këtë institucion do të jetë me kohë të plotë dhe do të zhvillohet nga 4 mësues të Zyrës Rajonale Arsimore Kavajë.
Aplikimi dhe hapja e sistemit 9-vjeçar mësimor, është bërë e mundur në saj të marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur midis Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe Ministrisë së Drejtësisë në vitin 2008. Shkolla e parë është hapur në IEVP Peqin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi