KLD, Spahiu: 15 gjyqtarë janë kërcënuar me jetë
Thu 15 Sep 2011 - 15:53
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu tha sot se 15 gjyqtarë shqiptarë janë kërcënuar për jetën ndërsa theksoi se gjyqtarët në përgjithësi janë në rrezik nga situata e krijuar.Në një deklaratë për median, Spahiu theksoi se është përkeqësuar siguria e jetës së gjyqtarëve ndërsa ka theksuar se janë shtuar rastet e denoncimeve të gjyqtarëve, të cilët kërcënohen.“Janë 10 denoncime nga gjyqtarët dhe janë marrë në mbrojtje 15 gjyqtarë, raste që janë mbajtur të fshehta për sigurinë e tyre” tha Spahiu. Ai shtoi se krimet e rënda ndaj gjyqtarëve kanë mbetur pa autorë. Ky, sipas Spahiut, është një precedent i cili duhet të ndryshojë.Nënkryetari i KLD, bëri apel për zbardhjen e ngjarjes mafioze ndaj Skerdilajd Konomit,“Dosjet penale të tejzgjatura, që kanë shpënë në lirim të të akuzuarve për tejkalim afatesh, ku përfshihet edhe dosja Gërdeci; Inspektimi i çështjeve për ndryshim kombësie dhe inspektimi për hyrje daljet jashtë shtetit të gjyqtarëve që do t’i paraqiten nesër KLD në seancë plenare”- tha Spahiu.
- Spahiu: PD-PS janë bërë bashkë
- Spahiu: Berisha e Thaçi janë kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë
- Braçe: Fitorja pritej, njerëzit ndiheshin të kërcënuar
- A e dini se ç’bënë një femër e dehur në pishinë?, janë çaste që i ndesh rrallë herë në jetë...!
- Irani paralajmëron Shqipërinë: “Pranuat muxhahedinët, tashmë jeni të kërcënuar!”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi