Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Spahiu: PD-PS janë bërë bashkë Empty Spahiu: PD-PS janë bërë bashkë

Sun 11 Mar 2012 - 13:32
Kryetari i Partisë Aleanca Kuqezi, Kreshnik Spahiu, lëshoi një sulm të ashpër ndaj dy partive më të mëdha në vend, Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, të cilat i konsideroi si të bashkuara me njëra-tjetrën, për ruajtjen e pozitës dhe aferave të tyre korruptive.

Duke folur nga Durrësi, me rastin e zgjedhjes së 500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të partisë që do të mbahet në muajin maj, Spahiu aludoi për një marrëveshje të fshehtë dhe për mungesën e vullnetit të përbashkët për të reformuar Kodin Zgjedhor.

“Ekziston një marrëveshje e fshehtë që po e çon Shqipërinë drejt një rreziku të ri. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike duhet të zbardhin bisedat e tyre, ato biseda që synojnë të mbajnë në pushtet Berishën”,

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk janë të interesuar të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, sepse duke bërë këtë, do të cënonin monopolin që kanë ata në drejtimin e shtetit

Kreshnik Spahiu
Drejtuesi i Aleances Kuqezi deklaroi Spahiu përpara delegatëve.

“Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk janë të interesuar të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, sepse duke bërë këtë, do të cënonin monopolin që kanë ata në drejtimin e shtetit. Megjithatë, ne nuk do të lejojmë asnjë aferë të tillë që të ndodhë”, theksoi Spahiu.

Duke folur për Aleancën Kuqezi, Spahiu vlerësoi se ajo është forca e parë politike në qytetin e Durrësit dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi