Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Del në det të hapur anija luftarake e prodhuar në Pasha Liman Empty Del në det të hapur anija luftarake e prodhuar në Pasha Liman

Fri 16 Sep 2011 - 21:17
Del në det të hapur anija luftarake e prodhuar në Pasha Liman Anija
Të martën, më 13 shtator 2011, në bazën detare të Pasha Limanit, u zhvillua ceremonia e lëshimit në ujë të anijes ‘ORIKU’. Kjo anije është ndërtuar në Kantierin Detar Vlorë, në kuadër të kontratës me kompaninë holandeze “Damen Shipyards”.
Fjalën e hapjes në ceremoni e mbajti Kundëradmiral Kudret Çela, i cili vlerësoi punën e kryer nga përfaqësuesit e kompanisë holandeze dhe përfaqësuesit shqiptarë për ndërtimin e anijes ‘ORIKU’.
“Ndërtimi i kësaj anije është vazhdimi i përpjekjeve që ka bërë në këto vite qeveria shqiptare për transformimin e Forcave tona Detare, ku modernizimi ka qenë dhe mbetet pjesë thelbësore e këtij procesi. Falë mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ngjarja e sotme ka një rëndësi të veçantë, sa në kontekstin historik, po aq edhe në atë ushtarak dhe ekonomik, jo vetëm për FD, por edhe për popullin shqiptar”, u shpreh ndër të tjera Kundëradmiral Çela.
Më pas pjesëmarrësit në këtë ceremoni i përshëndeti edhe .Z.Rene Berkvens, i cili falënderoi specialistët shqiptarë për bashkëpunimin e ngushtë me ta, kujdesin e treguar nga ana e MM, FA dhe distriktit detar të Vlorës. Gjithashtu, Z. Berkvens falënderoi edhe Komandantin e Përgjithshëm të Flotës Detare, Kundëradmiralin Çela. “Nuk është hera e parë që qeveria e hollandës dhe qeveria shqiptare bashkëpunojnë në mënyrë të frytshme për të përmbushur të gjitha detyrat dhe arritjen e rezultateve brenda standardeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.” theksoi ai.
Në ceremoni u zbulua emri i anijes, e cila është pagëzuar me emrin e qytetit antik që shtrihej në këtë zonë, ‘ORIKU’. Para se të lëshohej në det, anija u bekua nga kumbara e saj, Znj. Teuta Mati, vajza e ish komandantit të parë të Forcave Detare, Kundëradmiralit Abdi Mati.
Projekti i ndërtimit të Anijeve Bregdetare, që konsiston në pajisjen e Rojës Bregdetare me katër anije të projektit STAN PATROL 4207, është një ndër projektet më të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. Këto anije, për të cilat parashikohet edhe ndërtimi i infrastrukturës mbështetëse, do të mbështesin misionin e Rojës Bregdetare dhe të Operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit. I gjithë projekti, fryt i marrëveshjes mes MM dhe kompanisë hollandeze ‘Damen Shipyards’, me një vlerë prej rreth 31 milion eurosh, është financuar në masën 35 % nga programi ORET i qeverisë së Hollandës.
Anija e parë e projektit STAN PATROL 4207, që mban emrin ILIRIA P 132, u prodhua në Hollandë dhe iu dorëzua Rojës Bregdetare Shqiptare në Gusht të vitit 2008. Ndërkohë që prodhimi i anijes së dytë të Projektit, por që është e para e prodhuar në Kantierin e Pasha Limanit, ka nisur në Maj të vitit 2009. Anija që mban emrin ‘ORIKU’ P- 133, do të komisionohet në fund të nëntorit 2011. Anija e tretë, Lisus P-133, do të jetë operacionale në vitin 2012 dhe e katërta Butrinti P-134 në vitin 2013, vit që shënon dhe përfundimin e këtij programi.
Projekti ka përfshirë dy faza, ku faza e dytë konsiston në ndërtimin e tre anijeve të të njëjtit tip në Pasha Liman. Në kantierin e ndërtimit, tashmë të pajisur me mjete moderne të ndërtimit të anijeve, punon një staf profesional e i kualifikuar e që pas përfundimit të anijes së parë, është i pajisur edhe me përvojën e nevojshme.
Një nga pikat kulmore të kësaj faze është ndërtimi i anijes ‘ORIKU’, përfundimi i të cilës u përurua në këtë ceremoni. Kjo është rrjedhojë e një pune të mirë organizuar dhe të përbashkët me kompaninë ‘Damen’. Të gjitha proceset e ndërtimit të anijes janë kryer nga punonjësit e kantierit të Pasha Limanit.
Ky përurim shënon jo vetëm ndërtimin e një anijeje që do të ndikojë në rritjen e aftësive operacionale të Forcave tona Detare për plotësimin e misionit të Rojës Bregdetare për kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në det për operacionet e kërkim shpëtimit, monitorimit, kontrollit për trafikun detar, mbrojtjen e mjedisit detar, etj, por ai shënon një aset më shumë në rritjen e bashkëveprimit në kuadrin e operacioneve që drejtohen nga NATO si dhe në bashkëpunimin rajonal për përballimin e emergjencave të ndryshme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi