Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm   Empty “Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm

Sat 17 Sep 2011 - 15:48
Për një kohë të gjatë janë shikuar si simbol i paarritshmërisë, por trëndafilat blu do të jenë më në fund "të prekshëm", pasi do të dalin në shitje gjatë kësaj vere në SHBA e Kanada. Dhe nuk do të jenë të ngjyrosura siç janë aktualisht nëpër Evropë, por bluja do të jetë ngjyra natyrale.
I quajtur “Applause”, trëndafili është gjenetikisht i modifikuar për të përmbledhur delfinidinën, një pigment që gjendet në shumë lule blu. Këto trëndafilë janë nxjerrë në treg për herë të parë në Japoni në vitin 2009, pas 20 vjetësh kërkime, nga një kompani japoneze e quajtur "Suntory" dhe nga partneri australian "Florigene". Tani, "Suntory" ka bërë të ditur se trëndafili i veçantë do të jetë në shitje në Amerikën e Veriut, prej fillimit të nëntorit.

“Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm   4d12a80f8e8b08eea6a74b9f9e5ced4f
Me shumë mundësi e shikuar si lulja më e adhuruar, trëndafili është kultivuar prej më shumë se 5000 vjetësh. Ato mund të kenë domethënien e dashurisë e bukurisë, por edhe politikë, apo luftë. Trëndafilat blu konsiderohen një lule mitike, sepse deri në vitet më të fundit, ishin të pamundura për t’u kultivuar. Në fakt, në natyrë shfaqen në shumë lloje të së kuqes, rozës, të bardhës dhe të verdhës, por mungojnë ato të prodhuara me pigment blu. Për qindra vjet, trëndafilat blu kanë pasur domethënien e dashurisë së pamundur, apo të pakthyer. Kështu, kur u shfaq në Japoni për herë të parë, “Applause” është shitur për një çmim dhjetë herë më superior se ai i trëndafilave normalë. E kështu, me siguri, do të ndodhë edhe kësaj here.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

“Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm   Empty Re: “Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm

Sat 17 Sep 2011 - 16:19
gja e bukur do jete dhe pse syni i njeriut do e ket te veshtrire se jena me su me ngjyrat ma te kanshme
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm   Empty Re: “Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm

Sat 17 Sep 2011 - 20:58
nuk me pelqen e para sepse kemi fiksim cdo gje normale e natyrale ta shnderrojme me patjeter shpesh duke e shkaterruar me shume,jam e ndryshimeve vetem kur ato behen per nje qellim te forte e per me mire e mendoj po te njeten gje me ty Selda ne sy si pamje sdo na pelqej aq te pakten mua keshtu me duket..
Sponsored content

“Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm   Empty Re: “Trandafili blu”, më në fund bëhet... i arritshëm

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi