Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza 12-te vjecare qe vuan nga semundja e plakjes se pershpejtuar Empty Vajza 12-te vjecare qe vuan nga semundja e plakjes se pershpejtuar

Sun 18 Sep 2011 - 15:49
Vajza 12-te vjecare qe vuan nga semundja e plakjes se pershpejtuar Thumbnail.php?file=vajza_12_vjec___me_semundjen_e_plakjes_se_pershpejtuar_244825164
Progeria eshte nje gjendje e rralle gjenetike qe shkakton plakje te pershpejtuar dhe vdekje te parakohshme, tek femijet.

Nje vajze 12 vjecare ne Afriken e Jugut, eshte e vetmja femer zezake e njohur te vuaje nga kjo semundje. Ajo perpiqet te tregohet e lumtur, pavaresisht se trupi i saj i ngjan nje gruaje 90 vjecare.

Femijet qe vuajne nga semundja e plakjes kane nje jetegjatesi teper te shkurter. Shumica jetojne me se shumti deri ne te njezetat. Pavaresisht efekteve te dukshme te gjendjes se saj, Ontlametse Phalatse ka nje natyre te qeshur.

"A keni pare nje person si une? Une e quaj veten " Zonja e pare ", -sepse jam femija i pare me ngjyre me kete semundje.

Ontlametse thote se ajo eshte e lumtur dhe shpreson se mund te ndihmoje edhe te tjeret te jene te lumtur:

"Kur te rritem une dua te behem psikologe, sepse dua qe njerezit te me njohin mua keshtu sic jam". Ontlametses i pelqen shkolla, meson shume dhe studion gjuhen angleze dhe matematike.

Bellon, nena e saj thote se jo te gjithe e kuptojne gjendjen e kesaj vajze.

"Disa njerez nuk kuptojne, dhe nga frika bejne pyetje. Disa merren me thashethemet - une vetem buzeqesh. Dhe nese me pyesni une pergjigjem: "Kjo eshte nje semundje."

Mjeket vleresojne se 1 ne 8 milione njerez lindin te prekur nga semundja e plakjes. Doktoresha Engela Honey, pediatre qe kujdeset per Ontlametsen, thote se ne Afriken e Jugut ka kater raste te tjera te njohura te Progerias.

Ajo shpjegon anomalite qe shkaktojne semundjen.

"Progeria eshte nje kusht gjenetik dhe krijohet kur nje gen i parregullt nxit formimin e proteinave te quajtur progerian, qe shkaktojne plakjen e parakohshme."

Edhe pse Ontlametste eshte vetem 12 vjece, doktoreshe Honey thote se trupi i saj eshte i nje grua shume me te moshuar.

"Disa thone se trupi i saj eshte i nje 96 vjecareje, kur ne fakt ajo eshte vetem 12 vjec. "

Doktoreshe Honey thote se Ontlametste ka pasur shume pak probleme mjekesore. Femijet me Progeria fillojne te shfaqin karakteristikat e plakjes se pershpejtuar kur mbushin 18 muaj. Simptomat perfshijne ndaljen e rritjes, humbjen e flokeve, humbjen e yndyrnave, shtimin e rrudhave ne lekure dhe ngurtesimin e nyjeve.

Femijet me kete semundje kane nje paraqitje te ngjashme, pavaresisht nga perkatesia etnike ose racore. Femijet me Progeria mund te vdesin nga semundje te zemres, te njejtat semundje qe ndikojne edhe njerezit e moshuar. Per Ontlametsen, jeta nga dita ne dite eshte cdo gje, duke perfituar nga shkolla dhe natyra e saj optimiste, per aq kohe sa ajo eshte ne gjendje.Infoalbania


me thoni dikush nese ju del ikona ketu?
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Vajza 12-te vjecare qe vuan nga semundja e plakjes se pershpejtuar Empty Re: Vajza 12-te vjecare qe vuan nga semundja e plakjes se pershpejtuar

Sun 18 Sep 2011 - 21:08
po me del
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi