Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nishani takon kryepolicin e Austrisë: Krimet me autorë shqiptarë janë ulur Empty Nishani takon kryepolicin e Austrisë: Krimet me autorë shqiptarë janë ulur

Wed 21 Sep 2011 - 14:58
Ministri i Brendshëm Z. Bujar Nishani priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Austrisë Z. Herbert Anderl.Në këtë takim Ministri Nishani vlerësoi bashkëpunimin mes organizmave policore të të dy vendeve në luftë kundër kriminalitetit si një kontribut rajonal dhe europian.-Bashkëpunimi dypalësh mes policisë shqiptare dhe austriake e po ashtu bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale ku Austria është vend lider dhe organizator ka qenë një përvojë e mirë për policinë shqiptare, -u shpreh Ministri i Brendshëm Z. Bujar Nishani.
Duke nënvizuar faktin se policia shqiptare po përçon në punën e saj me shumë profesionalizëm moton e qeverisë për zero tolerancë ndaj kriminalitetit, Ministri Nishani e njohu kreun e policisë austriake me disa nga arritjet kryesore në këtë drejtim.Ministri Nishani theksoi në fjalën e tij se falë marrëveshjeve tëbashkëpunimit me organizmat policore europiane apo të vendeve të veçanta është bërë e mundur të arrestohen dhe ekstradohen persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale. Në këtë aspekt Nishani shprehugatishmërinë për të nënshkruar çdo marrëveshje që është e nevojshme për të konsoliduar edhe më tej bashkëpunimin me Austrinë.

Krahas falenderimit për ndihmën e qeverisë austriake për përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë për lëvizjen e lirë, Ministri Nishani shprehu në takim kënaqësinë që qytetarët shqiptarë në tërësi i kanë respektuar rregullat e lëvizjes pa viza në zonën Shengen.

Kreu i policisë austriake Z. Anderl i paraqiti Ministrit Nishani statistika në bazë të të cilave tregohej se veprat kriminale të qytetarëve shqiptarë në Austri janë zvogëluar në mënyrë të ndjeshme nga viti në vit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Austrisë Z. Herbert Anderl shprehu në takim gatishmërinë që në të mirë të forcimit të rendit e të sigurisë në të dy vendet, të thellohet bashkëpunimi në luftë kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, e në të njëjtën kohë të vijojnë trajnimet dhe shkëmbimi i përvojës mes organizmave policore të Shqipërisë dhe Austrisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi