“Në Maqedoni, 40% e popullsisë janë shqiptarë”
Fri 18 May 2012 - 19:32
Në faqen zyrtare të NATO-s mbi të dhënat e samitit të Çikagos që mbahet këto ditë, thuhet se “Shqiptarët përbëjnë 40 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë në Maqedoni”. Ndërsa shqiptarët kanë luftuar gjithnjë të tregojnë se ata duhet të kenë më shumë të drejta, pasi përbëjnë më shumë se 30 për qind të popullsisë maqedonase, zyrtarët në vendin fqinj i kanë limituar ata në më pak se 25 për qind. Por, raportimet e fundit nga të dhënat zyrtare të NATO-s duket se tregojnë një panoramë më të qartë të situatës në terren. Shifra e deklaruar përfshihet në përshkrimin e shkurtër të Maqedonisë në ueb-faqen zyrtare të Samitit të NATO-s në Çikago, raportoi “Zhurnal”.
PËRSHKRIMI
Në përshkrimin e shkurtër thuhet se popullsia shqiptare në këtë vend po shtohet. “Që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, popullsia e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me rritje të lartë sidomos të komunitetit shqiptar. Që nga viti 1953 deri në regjistrimin e vitit 2002, përqindja e popullsisë është trefishuar. Pjesa perëndimore e territorit të vendit, ku jetojnë numri më i madh i shqiptarëve, është më i populluari dhe përbën 40 përqindëshin e numrit të popullsisë”, thuhet në ueb-faqen zyrtare të Samitit të NATO-s në Çikago. PARALAJMËRIMI
Ndërkohë, Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka ngritur alarmin me raportin e fundit, ku thuhet se situata në Maqedoni është shqetësuese dhe nuk ka përparim në zgjidhjen e çështjeve të shqiptarëve. Në raportin e GNK shprehet shqetësimi në lidhje me tensionet dhe acarimet e fundit ndëretnike, moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, bllokimin e proceseve euroatlantike dhe rritjen e varfërisë. Sipas GNK, në Maqedoni ka pakënaqësi nga të dyja palët që kanë qenë aty që para konfliktit të vitit 2001 dhe kjo situatë acarohet edhe më shumë nga zhgënjimi dhe mungesa e përparimit për anëtarësimin në NATO. Agjencia e lajmeve INA njoftoi paraprakisht se në raportin më të ri të GNK-së do të bëhen rekomandime të qarta që qeveria e Shkupit duhet t’i zbatojë të gjitha klauzolat për gjuhën në Marrëveshjen e Ohrit, të japë fonde shtesë për kulturën dhe gjuhën shqipe, vendosjen e disa emrave të rrugëve në të dyja gjuhët, emrat e godinave qeveritare në Shkup në dy gjuhë etj.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi