- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
AK: Aktet e dhunës në Maqedoni janë provokim etnik
Fri 9 Mar 2012 - 11:30
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot në lidhje me incidentin e ndodhur në Shkup, ku 15 nxënës shqiptarë u dhunuan nga disa të rinj maqedonas. Sipas AK, dhuna ndaj nxënësve shqiptarë është një provokim etnik që duhet dënuar. Kjo lëvizje kërkoi më tej arrestimin e “grupeve terroriste maqedonase”, sic i cilësuan ata të rinjtë që ushtruan dhunë, ndërsa kërkuan që partitë shqiptare të solidarizohen me situatën. Në incidentin që ndodhi të mrëkurën në mbrëmje në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, mbi 20 persona të maskuar kanë hyrë në një nga autobusët urban, duke ushtruar dhunë ndaj 15 nxënësve shqiptarë, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Tetë të rinj maqedonas dyshohen si autorët e dhunimit të 15 nxënësve shqiptarë në autobusin që transportonte nxënësit e fshatit Çiflik drejt Shkupit. (ma.ar/BalkanWeb) |
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi