Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Serbia po nxit konflikt etnik në Maqedoni Empty Serbia po nxit konflikt etnik në Maqedoni

Sun 29 Apr 2012 - 21:38
e Shtunë, 28 Prill 2012 17:19

Faktorët politik dhe joqeveritar në Maqedoni theksojnë se Serbia po
nxit konflikt etnik në Maqedoni. Ditëve të fundit mediat serbe përmes
burimeve të larta të sigurisë kanë raportuar se në rajonet e banuara me
shqiptarë janë të pranishme grupe të armatosura, sidomos në rajonin e
Karadakut të Shkupit.


Kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri theksoi se qarqet serbe po shpifin
dhe po gënjejnë lidhur me praninë e grupeve të armatosura shqiptare në
Maqedoni. "Gjithë kjo situatë që po përhapet është vepër e serbëve, të
cilët nuk mund të pajtohen me realitetin se kanë më Kosovën dhe qëllimi i
tyre është që fokusi i vëmendjes ndërkombëtare të përqëndrohet në
tensione të krijuara në Maqedoni", theksoi Shaqiri, duke theksuar se
rajoni i Ballkanit dëshiron paqe dhe jo frikë dhe dhunë, ashtu siç i
konvenon Serbisë.

Analisti ushtarak pranë Forumit Ballkanik të Sigurisë, Bllagoja
Markovski nuk beson se ka grupe paraushtarake në rajonet shqiptare në
kufirin me Kosovën.

"Nuk pres ndonjë incident në rajonin veriperëndimor të vendit dhe se
MPB sigurisht se po ndjek situatën. Ardhja e forcave plotësuese të
NATO-s sigurisht po bëhet për masa preventive", theksoi Markovski.

MPB nga ana tjetër nuk ka komentuar pohimet dhe shkrimet e fundit të
mediave serbe lidhur me zërat për tensionim të situatës në Maqedoni.
(INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi