Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Topalli nxit debate në Maqedoni: Shqiptarët çliruan Shkupin Empty Topalli nxit debate në Maqedoni: Shqiptarët çliruan Shkupin

Thu 5 Apr 2012 - 18:15
SHKUP- Fjalimi i kryeparlamentares shqiptare Jozefina Topalli në Parlamentin e Maqedonisë ka nxitur debate në mediat maqedonase.

Pikërisht pjesa e fjalimit ku ajo flet për të dhënat historike se kush ka çliruar Shkupin dhe përmendja e shqiptarëve ka shkaktuar kritika në adresë të kryeparlamentares Topalli.

“Këtë vit ne shqiptarët festojmë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, festojmë 100-vjetorin e flamurit tonë. Në këtë përvjetor kujtojmë me respekt dhe nderim kontributin që dha popullsia e kësaj treve në çlirimin nga sundimi osman. Ishte pikërisht këtu kur në shkurt 1844, 10. 000 kryengritës nën drejtimin e Dervish Carës, çliruan Shkupin dhe paraqitën kërkesën e parë për autonomi. Që nga ajo kohë Shkupi, Manastiri dhe Dibra u bënë nga qendrat kryesore të lëvizjes shqiptare për çlirim kombëtar”, kjo ishte pjesa e fjalimit që ka shkaktuar debate edhe në qarqet akademike dhe historianët maqedonas.

Instituti Maqedonas i Historisë në Shkup ka mohuar faktet e hedhura nga ana e zonjës Topalli, duke shtuar se pikërisht Dervish Cara ka qenë një shërbëtor i turqëve, që është organizator i një kryengritjeje kundër regrutimit të myslimanëve në ushtrinë osmane.

“Këto janë vetëm keqpërdorime nacional -romantike të historisë për qëllime politike”, kanë theksuar nga Instituti i Historisë në Shkup.

Nga ana tjetër, pranë Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup theksuan se fjalimi i zonjës Topalli mbështetet në fakte të shumta historike dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim apo manipulim të historisë. (INA)

Tags: aperture, çliruan Shkupin, debat, Flash, nën drejtimin e Dervish Carës, Topalli nxit debate për historinë në Maqedoni
kosovar
kosovar
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 32
<b>Hobi</b> Hobi : historia,arti,dhe psikologjia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/03/2012

Topalli nxit debate në Maqedoni: Shqiptarët çliruan Shkupin Empty Re: Topalli nxit debate në Maqedoni: Shqiptarët çliruan Shkupin

Sun 8 Apr 2012 - 9:33
Guximi i zonjes J.Topalli eshte nje proces,apo nje guxim te cilin duhet edhe elita jone politike ta marre nje guxim te atille ,qe si do qofte dhe kudo qofte ti mbroje interesat shteterore dhe ato kombetare,po ashtu qe ne shumicen e rasteve sllaveve ti ja bejne me dije per shtremberimin e historise qe po e bejne
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi