Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve Empty Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve

Fri 14 Jun 2013 - 16:30
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dr. Jakup Krasniqi, priti sot misionarin e ringjalljes kombëtare ndër shqiptarët ortodoksë në Maqedoni, Branko Manojlovski , të cilin e ka përgëzuar për  punën e madhe dhe të mundimshme që është duke e bërë për vetëdijesimin  kombëtar të një numri të madh të shqiptarëve ortodoksë në këtë vend fqinj, të cilët, në kohën e socializmit jugosllav kanë pësuar goditje të rëndë të asimilimit kombëtar. 
Misionari Branko Manojlovski, me origjinë nga Reka e Epërme ( që përfshinë 18 fshatra në rrethinat e Dibrës), i cili tash e 40 vjet jeton dhe punon në SHBA, por një pjesë të mirë të kohës e kalon në vendlindjen e tij, ka rrëfyer fakte pikëlluese për fatin e rreth 300 mijë shqiptarëve  ortodoksë  në Maqedoni , ringjalljes kombëtarëve të të cilëve ua ka kushtuar jetën e tij prej misionari.  
Ai është shprehur optimist për suksesin e misionit të tij të vështirë: “Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni  po u kthehen rrënjëve. Dua që fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë ta dinë se vijnë nga etër e gjyshër shqiptarë, e ta kuptojnë se gjaku ujë nuk bëhet”, është shprehur veprimtari nga Reka e Epërme, duke përkujtuar rilindësin e madh shqiptar të asaj treve, Josif Bageri . 
Ai është shprehur shumë i kënaqur që ndodhet në Kosovën e lirë, duke i uruar popullit shqiptar të Kosovës suksese edhe më të mëdha në të ardhmen , e duke qenë i bindur se shteti i pavarur i Kosovës duhet të bëjë më shumë për bashkëkombësit tanë kudo që janë. ”Të punojmë shumë dhe drejtë për ardhmërinë e ndritur të kombit tonë”, ka uruar Manojlovski.
Kryeparlamentari Krasniqi ka spikatur vështirësitë që kanë pasur rilindësit dhe çlirimtarët e popullit shqiptarë në faza të ndryshme të qenies së tyre kombëtare, duke theksuar se sakrificat ia kanë vlejtur. “Sot e kemi edhe Kosovën e pavarur, për përparimin dhe ngritjen e së cilës duhet të punojmë me përkushtim, siç do të kujdesemi edhe për përparimin dhe emancipimin e çdo pjese të trungut kombëtar, të mërgatës e të diasporës shqiptare”, ka theksuar Krasniqi.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve Empty Re: Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve

Fri 14 Jun 2013 - 17:57
-A din me fol shqip ky far Branko..qe deri me tash e ka fshehur identitein e vet..!?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi