Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqiptarët protestuan kundër diskriminimit në Maqedoni Empty Shqiptarët protestuan kundër diskriminimit në Maqedoni

Thu 29 Mar 2012 - 22:41
- Para selisë së Komisionit Europian në Bruksel të mërkurën pasdite u mbajt protesta e paralajmëruar ditë më parë, e organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për Benelux, me moton “Stop dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve”.

Në protestë, në të cilën morën pjesë mijëra shqiptarë, folën disa bashkatdhetarë, aktivistë të Këshillit si dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së. Gjatë fjalimeve të tyre pjesëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Benelux protestuan para institucioneve europiane, duke ngritur zërin lartë kundër dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

“Po ashtu u cek se duke parë rrjedhojën e zhvilimeve të fundit ne IRJM nuk përjashtohet mundësia që e gjitha kjo situatë të jetë një skenar i qarqeve të caktuara sllavomaqedone, të cilët duke aluduar (por në të vërtetë duke u gënjyer) me atë se do ta kenë të lehtë të përballen me shqiptarët, tentojnë të nxisin konflikt të ri ndëretnik, gjegjësisht konflikt shqiptaro-maqedon”, tha për “Lajm” kumanovari Agron Mehmeti, i cili jeton në Belgjikë dhe ka marrë pjesë në protestë.

Në tubim po ashtu u bë e ditur se shqiptarët nuk janë të interesuar për çfarëdo lloj konflikti të ri dhe se janë për zgjidhje paqësore të të gjitha problemeve që mundë të shfaqen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi