Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Maqedoni, gazetari kundër shqiptarëve Empty Maqedoni, gazetari kundër shqiptarëve

Sat 1 Sep 2012 - 1:46
Maqedoni, gazetari kundër shqiptarëve Milenko-nedelkovski-D-Andon-300x225Gazetari maqedonas Milenko Nedelkovski ka hedhur në profilin e tij në Facebook një plan skandaloz kundër shqiptarëve.

Nedelkovski, për të cilin flitet se është mik i ngushtë me kryeministrin Nikolla Gruevski, ka hartuar një plan 11-pikësh për tejkalimin e krizës politike në vend.

Ndër të tjera, në planin e gazetarit maqedonas që vepron në një televizon proqeveritar në Shkup, kërkohet që Maqedonia të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe më pas në këtë vend të formohet një qeveri njëetnike maqedonase, pa shqiptarët.

Ai gjithashtu kërkon edhe anulimin e Marrëveshjes së Ohrit, përmes regjistrimit të popullsisë që do të dëshmonte se në këtë vend nuk ka më shumë se 17-18% shqiptarë.

Nedelkovski propozon që të dënohen me burg firmëtarët e gjallë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në këtë plan, ai nuk fsheh as urrejtjen për ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Poll Vorels për të cilin thotë se duhet të shpallet person i padëshiruar në Maqedoni.

Milenko Nedellkovski kërkon edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, si dhe tërheqjen e trupave nga misionet “paqësore”.

Kjo nuk është hera e parë që ky, por edhe gazetarë të tjerë maqedonas, të afërt me pushtetin, nxisin urretje ndaj shqiptarëve, ndërsa ndaj tyre vazhdon të mos ndërmerret asnjë masë nga autoritetet shtetërore.(tch)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi