Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Vetëvendosje: Dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni pasojë e qeverisjes VMRO-BDI Empty Vetëvendosje: Dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni pasojë e qeverisjes VMRO-BDI

Sun 11 Mar 2012 - 21:02
Rrahja e 15 nxënësve shqiptarë në Shkup, pikërisht në ditën e 7 marsit që është edhe dita e shkollës për shqiptarët, përbën një ngjarje shqetësuese. Nxënësit janë rrahur prej personave të maskuar, teksa ktheheshin me autobus prej shkollës, dhe tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lëvizja VETËVENDOSJE! uron shërimin sa më të shpejtë të nxënësve, e në të njëjtën kohë bën thirrje për gjetjen dhe dënimin e autorëve të këtij krimi me përmasa të rënda njerëzore, dhe kombëtare.

Dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të pushtetarëve maqedonas, të Gruevskit e të partnerëve të tij shqiptarë. Diskriminimi i shqiptarëve dhe “supremacia” maqedonase janë frytet e hidhura të projekteve megalomane të këtyre pushtetarëve, të cilët përpiqen ta mbulojnë padrejtësinë me simbole e me statuja.

Vetëm në ditët e fundit ka pasur një seri krimesh ndaj shqiptarëve, në 24 shkurt janë rrahur katër fëmijë në autobus në Shkup, në 28 shkurt janë vrarë dy të rinj nga një polic në Gostivar, në 29 shkurt një grup tifozësh maqedonas kanë rrahur dy kalimtarë shqiptarë, dhe mbrëmë janë rrahur 15 nxënësit e fshatit Çiflik.

Faktor kryesor në mosmbajtjen e përgjegjësisë prej pushtetit maqedonas janë edhe përfaqësuesit e forcave politike shqiptare, të cilët të përçarë në luftën e tyre për të kapur një copë prej pushtetit që ofrojnë maqedonasit, nuk hezitojnë të bëjnë aleanca e koalicione në dëm të popullit shqiptar në Maqedoni, në dëm të interesave kombëtare e qytetare.

Dhuna ndaj shqiptarëve po bëhet një krim i zakonshëm në Maqedoni, ajo po shfaqet që prej këngëve të tifozëve të sportit, te planifikimi urban e te investimi në zonat e banuara, te pjesëmarrja në nivelet e ndryshme të qeverisjes, te punësimi e arsimimi, e tek dhuna brutale, si ajo që po shohim. Ky shtet i dalë prej një kompromisi, siç qe Marrëveshja e Ohrit, nuk e ka zbatuar as atë kompromis.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni të bashkohen në solidaritet, e të dënojnë aktet e dhunës të gjithë së bashku, duke pasur parasysh se kundër një politike të diskriminimit etnik, siç është ajo maqedonase, nuk mund të fitohet përveçse të organizuar e të bashkuar.

Po ashtu Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon heshtjen e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për këtë rast si dhe për mosangazhimin serioz në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi