Mjaft dhunes ndaj grave
+19
Gonja
Bestt
Unknown
Calypso
Durrsaku
MeMories
Ermira_vlore
JinBim
jeta.17
Xhoni_bravo
InTeRiStI_vLoNjAt
imagjepsuri
Bjondina
Salomi
Karamelica
Amelia
Luan_Valikardi
Anabel
Vigani
23 posters
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Dhuna ndaj grave
Wed 3 Feb 2010 - 13:35
Dhuna ndaj grave ka nje shtrirje boterore dhe verehet ne te gjitha shoqerite dhe kulturat,ajo i prek te gjitha grate ,pavaresisht nga raca,perkatesia etnike,prejardhja shoqerore. 43 perqind e familjes shqiptare perdoret dhune e fshehur nga shoqeria ky eshte nje turp per ne.Mos flas per perdhunimin se do dueshe nje roman.Une nuk kam statistika se cfare behet me gruan,shqiptare ndonje antar forumi mund te shkruaje me teper
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sun 24 Oct 2010 - 14:53
Eshte nje teme mjaft reale dhe nje problem qe i prek te gjithe,ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte, prandaj do ju lutesha mos e merrnit me shaka ju qe do thoni mir i behet, sepse ne ato momente mendoni motren tuaj apo nenen tuaj viktime te dhunes fiziko-psikologjike, dhe ne ato kushte normal qe sdo thonit mir i behet!
Eshte pak te thuash turp per nje veprim te tille! Te ushtrosh dhune fizike ndaj femres eshte krim,krimi me i pafalshem sepse ti ke ngritur dore kundrejt nje te pambrojture, po ben te fortin ne nje beteje me nje askush,sepse forca e femres nuk llogaritet ne dhune.
Kjo vjen nga ata burra qe jane frikacake ndaj te tjereve dhe ate inat qe kane e nxjerrin tek femra qe kane ne shtepi,bashkeshorte apo e fejuar,vjen nga ata burra maskarenj qe nuk dine se kane dale nga nje nene, qe nuk e dine c'eshte dashuria e qe sdo ta dine kurre.Vjen gna ata burra qe tek te tjeret nuk guxojne ta ngrene zerin,skane fytyre,dhe gruas( qe fatkeqsisht i duron) ja nxijne jeten...Dhe dhuna psikologjike nuk eshte me e paket,ajo eshte nje problem me vete,qe ndodh kryesisht per shkaqe te rendomta si psh,ekonomia...po jap nje shembull kur gruaja punon dhe burri eshte pa pune..shkurt burri eshte nje parazit qe han leket e djersen e gruas, dhe qe i duket sikur ia ka per borxch ajo e shkreta.
Situata pastaj nuk eshte me nje zenke burre-grua por skllav-skllavopronar...nje situate banale e krijuar nga ai burre,qe ka aq fytyre ta quaje veten burre para botes, kur te gjithe e dine se nuk esht me teper se nje ndyresire qe e mat forcen me gruan...
Dhe si justifikime perdoret gjithmone: xhelozia..besoj se duhet ta keni vene re dhe neper lajme kur ndodhin krime ne familje.
Une mendoj se dhe dhe grate kane nje pjese te fajit,sepse i durojne sikur burri i ka shpirtin ne dore.Sot ka nje sere mundesish denoncimi.Jane hapur zyra per mbrojtjen e grave te dhunuara,etj..po thuaj kur te bie esht ndryshe dhe te flasesh ne ajer eshte ndryshe.
Se u zgjata,gjthsesi uroj qe askujt mos ti bie per pjese kjo gje kaq e shemtuar.

Sat 11 Dec 2010 - 1:24
Fatkeqesisht edhe ne ditet e sotme vazhdon te ushtrohet dhune fizike, psikologjike/mendore ndaj femres..gjinise se brishte. Eshte dukuri boterore por ne vendin tone arrin % me te larte. Pse valle?!!
do doja t`jepnit mendimin tuaj per shkaqet qe cojn drejt ktij fenomeni, t`flisnit per raste qe ju keni degjuar..ose ju kane ndodhur (largqoft)..
diskutim te kendshem

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sat 11 Dec 2010 - 7:15
ncncncncnc... s'ka me njerez bota, por kafshe!
- AmeliaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 33
Postime : 6705
Hobi : Ngacmimet
Vendndodhja : Mbi torte
Anetaresuar : 21/08/2010
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sat 11 Dec 2010 - 10:32
Luan_Valikardi shkruajti:ncncncncnc... s'ka me njerez bota, por kafshe!
mire e ke thene
- KaramelicaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3517
Hobi : Noti!
Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
Anetaresuar : 12/11/2010
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sun 12 Dec 2010 - 14:04
Perdorin dhunen sepse jane te dobet psiqikisht dhe se nuk dine te arsyetojne, as te falin. Kjo lloj kategori meshkujsh jane me shume komplekse.
- SalomiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2617
Hobi : shoping
Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
Anetaresuar : 01/02/2010
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sun 12 Dec 2010 - 14:11
fatkeqsisht po them dhe un...iiiiiiii cfare injorance!!!
te ushtrosh dhune ndaj femres (per cfaredo lloj aryse) tregon 1 nivel paaftesie ne komunikim dhe zgjidhjen e problemit ne menyre paqesore dhe te llogjikshme.edhe gjest shume i ulet dhe aspak human...turp
te ushtrosh dhune ndaj femres (per cfaredo lloj aryse) tregon 1 nivel paaftesie ne komunikim dhe zgjidhjen e problemit ne menyre paqesore dhe te llogjikshme.edhe gjest shume i ulet dhe aspak human...turp
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sun 12 Dec 2010 - 14:19
Perkunder diskriminimit pozitiv ne raste mjafte te pakta dhuna ndaj femres te ne eshte ne shkalle mjafte te larte per te mos thene alarmuese. Ketu nuk flitet vetem per dhunen fizike ( sepse dikur flitej vetem per kete) por, perkunder asaj se dhuna fizike ka pesuar nje renje te kendshme, ne horizonte po verehet nje model tjeter i dhunes i cili ne te shumten e rasteve ka perfundime edhe me tragjike se dhuna fizike. Dhuna psikologjike - emocionale eshte bere perditshmeri ne mjafte raste dhe them se eshte bere nje kancer i shoqerise sone....
- Bjondinan'Progres
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 95
Hobi : Muzika & letersia...
Vendndodhja : Ne hapat e jetes ...
Anetaresuar : 14/12/2010
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Tue 14 Dec 2010 - 18:47
Force fizike perdorin ato qe nuk kane force fjale....!
- SalomiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2617
Hobi : shoping
Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
Anetaresuar : 01/02/2010
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Tue 14 Dec 2010 - 18:56
tani po rreh gruja burrin ka ndryshuar moda
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sun 2 Jan 2011 - 4:31
Nga njerez pa temperament, pa mendje, pa trru, pa llogjike, pa edukate, pa kulture, pa moral, pa ndergjegjje, pa ndjenja, pa aftesi, pa cipe, pa gjak...
C'PRET?!
C'PRET?!
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Fri 20 May 2011 - 23:12
Lufta më e pamundur për mashkullin e ku ende nuk e ka kuptuar, është lufta femër-mashkull...
E pa besueshme është të filloj një luftë e tillë por edhe e tmerrshme pasi është ç'njerëzore mashkulli të vrasi femrën (të paktën)...
Disi kështu është fillimi i kësaj lufte që sjell zhdukjen e njerëzimit...
Prandaj mjaft dhunës ndaj femrave sa është ende shpejt dhe nuk na kanë shpallur ende luftë, sepse asaj lloj lufte vështirë t'i dali kush ballë...
Mirësi, Dashuri dhe Kuptim, do Njerëzimi.

Fri 20 May 2011 - 23:28
mjaft por per fat te keq esht pse ne vitin 2011 dhuna ska marr fund madje perdoret edhe meshume ne popullsine shqiptare
- imagjepsuriKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1053
Hobi : Muzika....filmi....futbolli
Vendndodhja : Drenas
Anetaresuar : 27/05/2011
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Fri 27 May 2011 - 0:49
po skam mbetur askund me dhune ndaj grave ....tash e kunderta....
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Thu 9 Jun 2011 - 20:24
Jam plotësisht ''kundër dhunës ndaj femrave'', por me një përjashtim se ajo Anxhela Martini e femra si Anxhela Martini që shpifin si dhuntinë e tyre edhe emrin, e duan një drru të mirë që të marrin vesh nga morali.
Më tensionoi jasht mase lajmi i Anxhela Martinit, vetëm prostitutë mund të jetë ajo femër, jo modele...
Më tensionoi jasht mase lajmi i Anxhela Martinit, vetëm prostitutë mund të jetë ajo femër, jo modele...
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sat 11 Jun 2011 - 11:02
Jam kunder dhunes se femres dhe mandje nse do kisha dicka ne dor do ti ndeshkoja kta persona te till.. sic e dim te gjith ky fenomen esht perhapur shum ne te gjith vendtet e betes dhe rajonit , esht nje gje e ulet nga nje mashkull nse ushtron dhune tek nje femer sido qe te jet si do qe te shkojen gjerat memir hapi deren te vazhdoj jeten e saj sesa te vesh dor mbi te jan shum faktor qe sjellin dhune por asnje faktor ste jep te drejten te dhunosh nje grua
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sun 12 Jun 2011 - 17:41
InTeRiStI_vLoNjAt shkruajti:Jam kunder dhunes se femres dhe mandje nse do kisha dicka ne dor do ti ndeshkoja kta persona te till.. sic e dim te gjith ky fenomen esht perhapur shum ne te gjith vendtet e betes dhe rajonit , esht nje gje e ulet nga nje mashkull nse ushtron dhune tek nje femer sido qe te jet si do qe te shkojen gjerat memir hapi deren te vazhdoj jeten e saj sesa te vesh dor mbi te jan shum faktor qe sjellin dhune por asnje faktor ste jep te drejten te dhunosh nje grua
Je më se i saktë, por me që theksove faktet dhe unë më sipër kisha një fakt të përjashtuar edhe pse i bindem mendimit tënd, ja ke dijeninë se një femër e keqe është më e ligë se një mashkull i keq?!...
Fakti i Anxhela Martinit si dënim dhuna mund të mos t'i takojë, por çka mund të themi se i takon?!...
(Bëhet fjalë për lajmin në krye të faqes së forumit)
- Xhoni_bravoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 63
Postime : 3476
Hobi : SPORTI
Vendndodhja : tirane
Anetaresuar : 08/02/2011
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sun 12 Jun 2011 - 18:30
bjeruni grave thyeuni zemren grave mos i respektoni grat
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sun 12 Jun 2011 - 19:14
mjaft themi te gjithe po sdegjohemi perkundrazi ndodh cdo dite
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Mon 13 Jun 2011 - 22:52
Ky fenomen sa po vjen dhe po rritet ndjeshem tek ne, faktoret kryesor, tradhtia varferia , por sido qoft sna jep te drejten te vem dor mbi nje grua thjesht tregoj rrugen e saj dhuna nuk te sjell asgje te mir vec se negativen
- jeta.17Komplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 400
Hobi : lEXIMI
Vendndodhja : KOSOV
Anetaresuar : 20/11/2011
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Wed 23 Nov 2011 - 1:39
Cila gra nuk e denoncojnë dhunën?
Vetmia dhe mungesa e përkrahjes ekonomike, janë faktorët kryesorë që gruaja shqiptare ndikohet për të mos e denoncuar dhunën. Shumë gra pranojnë të heshtin, të provojnë tortura nga më të ndryshmet,vetëm për të qëndruar në “strehën e rreme” familjare.Brenda saj ato ndihen të fshehura nga paragjykimet, justifikohen brenda mjedisit social si persona me një familje të kompletuar,duke harruar veten dhe e nëpërkëmbur atë.”Ato janë kandidate për ta pranuar dhunën si një dukuri normale, vetëm për të mos përjetuar vetminë, për të mos dalë në rrugë pa burrat e tyre,për të mos qenë të detyruara t’i japin shpjegime të tjerëve”-sqaron Milika Dhamo. Meqë ka një rritje botërore të arsimimit të gruas, mendohet që do të ketë dhe një ulje të atyre që o ta pranojnë dhunën. Por në praktikë në vendin tonë, nuk ndodh kështu. Shkolla bën pak shumë pak për edukimin social.Aty ka mungesë programesh të veçanta ku personat të mësojnë të zhvillojnë shprehi komunikimi, duke i lënë rrugë të lirë marrëdhënieve lehtësisht të atakueshme midis personave.Shumë prej grave të arsimuara,veshin një maskë për veten dhe këtë maskë duhet ta ruajnë me çdo kusht. Nuk e kanë kurajon civile ta denoncojnë dhunën,sepse maska e ruajtjes së imazhit të mirë për veten është shumë e rëndësishme.

Dhuna ndaj grave, si mund të ndalet
Thu 24 Nov 2011 - 17:42
Gazetarja dhe aktivistja Iris Luarasi, organizatore e një proteste kundër dhunës ndaj grave, demonstratë e mbajtur përpara Kryeministrisë ditën e mërkurë, foli për thellësinë e problemit të krimit në familje në emisionit e “Pasdites” në “Top-Channel”.
17 femra janë masakruar nga burrat e tyre, brenda 10 muajve të këtij viti. Vetëm më 20 nëntor, dy gra u vranë në mënyrë barbare nga burrat e tyre për shkaqe xhelozie, por janë shumë më tepër ato që përditë dhunohen fizikisht dhe nuk kanë guximin të denoncojnë.
Rrjeti i organizatave të shoqerisë civile, në një protestë paqësore të zhvilluar përpara Kryeministrisë kanë kërkuar që shteti të ndalet përpara këtyre viktimave dhe të marrë masa më të ashpra ndaj autorëve të krimit.
“Fillimi i nëntorit shënonte edhe javën e luftës kundër dhunës ndaj gruas. Kishim menduar për një organizim më të madh, por të dielën dy gra u vranë nga bashkëshortët e tyre. Si rrjedhojë, vendosëm që të mbanim këtë protestë përpara institucioneve të shtetit. 17 viktima është numri më i madh që kemi patur brenda dy viteve ose një vit e gjysmë. Zonat urbane dhe rurale nuk kanë diferenca të mëdha. Ndonëse shumica e krimeve ndodhin në zonat rurale, shumë ngjarje të shëmtuara kanë ndodhur edhe nëpër qytete”, dëshmtoi Zonja Luarasi.
Duke trajtuar më thellë problemin akut të krimit në familje, Irisi shtoi: “Protesta e sotme kishte si qëllim përkujtimin e grave të vrara, por gjithashtu synon të tundë një këmbanë alarmi. Në të vërtetë, do të kishte më kuptim që demonstrata të mbahej përpara parlamentit, por nuk kishte seancë parlamentare, kështu që për të mos qënë përpara një godine bosh, vendosëm të shkonim përpara Kryeministirsë. Parlamenti duhet të miratojë si vepër penale dhunën në familje. Kemi një ligj shumë të mirë, i miratuar në 2007-n, ligji që ka nisur të zbatohet në shumë vende, por jetojmë në një realitet ku është ndryshme të miratosh një ligj dhe një gjë krejt tjetër ta zbatosh atë”.
Drejtuese e një qëndre për mbrojtjen e grave dhe e linjës për këshillimin e rasteve të dhunuara, Luarasi ndalet në raste konkrete. “Në linjën tonë të këshillimit ka qenë rasti i një gruaje në Librazhd që kishte marrë guximin të denonconte bashkëshortin e saj dhe polici i thonte që të mos ta bënte, sepse bashkëshorti ishte njeri i mirë dhe i kërkonte ta kuptonte kur e rrihte pasi e kishte tepruar e ndonjë gotë. Ka edhe raste ai ai kur shteti funksionon. Një mësuese në një fshat në Shkodër denoncoi bashkëshortin e saj dhe policia e arrestoi në vend. Të nesërmen, askush nuk i fliste në fshat, sepse sipas kodit të pashkruar që nderohej në atë zonë, ishte normale të rriheshe, por nuk mund të mos i bindesh bashkëshortit. Dhuna është në vetvete një problem, por duhet punuar në dy plane, edhe në atë të ndërgjegjësimit. Rasti më i tmerrshëm është ai një vajze 16-vjeç, që disa vite më parë u vra nga babai i saj sepse kishte ardhur në shtëpi në mesnatë, e shoqëruar nga njeriu që dashuronte dhe jo nga ai që ai i kishte zgjedhur për t’u martuar. Nëna, e morri, e lau vajzën sikur të mos kishte ndodhur gjë dhe lajmëruan farefisin që u kishte vdekur e bija. Gjithçka normale, pa tronditje, pa asgjë. Policia e zbuloi fare rastësisht këtë ngjarje, nga thashethemet që qarkullonin. Megjithatë, Fiqiretja 16 vjeç u vra dy herë. Ajo u vra edhe nga ligji, që e dënoi babain vetëm me një vit e shtëtë muaj burg, duke cituar traditat kanunore si veprim lehtësues, çka ligjëron kanunin. Kjo ishte e tmerrshme, ashtu siç ishte i tmerrshëm pasqyrimi që bënë mediat, që transmetonin raporte të bashkëfshatarëve që thonin se bënë mirë që e vranë. Në këtë rast duhet të ekzistonte një lloj autocensure”.
Sipas Luarasit, është e domosdoshme që edhe gjyqësori shqiptar të ndryshojë praktikat e tij. “Në këtë situatë të ndërlikuar, me pjesën e shoqërisë patriarkale, gjyqet nuk duhet të zgjasin përjetësisht. Viktimat nuk duhet të jetojnë në një banesë me atë që i dhunon. Janë këto situate ato që çojnë në krim, jo vetëm të vrasjes së gruas nga burri, por edhe të vrasjes së burrit nga gruaja, raste që janë po aq tragjike. Janë këto gratë që vrasin burrat dhe i vënë kryq jetës. Është e domosdoshme që dhunuesit të ndëshkohen sa më shpejt dhe kjo bëhet vetëm nëpërmjet kriminalizimit të dhunës në familjes, që duhet të futet në legjislacionin e shtetit si një vepër penale”.
Në linjë telefonike, zëvendësministria e Punëve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra, theksoi: “Shoqëria civile meriton të përshëndetet pasi është bërë nismëtare e ligjeve të rëndësishme. Kemi një legjislacion të mirë, që harton ligje dhe që kujdeset që ato të bëhen funksionale. Një ndër ligjet më të rëndësishme që kemi miratuar është ai për për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje, i miratuar si akt dhe i plotësuar e akte nënligjore. Ka filluar zbatimi i sistemit të referimit, ku për të gjitha viktimat e dhunës gjenden persona që i mbrojnë, i drejtonë dhe ndihmojnë për të dalë nga gjendja e vështirë. Dhuna në familje duhet ndaluar dhe kjo bëhet nëpërmjet ligjit. Gjithashtu, kemi kërkuar kriminalizimin e dhunës në familje, proces që kërkon kohën e tij”.
Në një mesazh sensabilizues, Kodra shtoi: “Gratë të jenë të informuara që ekzistojnë mekanizma, shoqata për mbrojtjen e ndërgjegjësim të grave që ndodhen në vështirësi. Duke nisur nga shoqata këshillimi dhe mbrojtje civile, e deri tek Qëndra Kombëtare e Grave të Dhunuara, që i ofron mbrojtje dhe strehim të gjitha viktimave të këtyre rasteve”.
Bashkëbisedimin e plotë të emisionit të pasdites mund ta ndiqni në serine e emisionit të “Pasdites”, të postuar midis videove të faqes sonë. Top Chanel

- JinBimKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 163
Hobi : Shah
Vendndodhja : ;)
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Fri 25 Nov 2011 - 0:28
mund te ndalet prej vet Femres ( e cila eshte Baze ne nje Familje )
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Fri 25 Nov 2011 - 0:41
JinBim shkruajti:mund te ndalet prej vet Femres ( e cila eshte Baze ne nje Familje )
Si mund te ndodh kjo kur zeri i femres nuk degjohet e as respektohet nga askush si gjini e dobet qe quhet?
- JinBimKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 163
Hobi : Shah
Vendndodhja : ;)
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Fri 25 Nov 2011 - 0:57
[quote="Arjana"][quote="JinBim"]mund te ndalet prej vet Femres ( e cila eshte Baze ne nje Familje )[/quote]
Si mund te ndodh kjo kur zeri i femres nuk degjohet e as respektohet nga askush si gjini e dobet qe quhet?[/quote]
Ju pershendes Arjana,
si gjini e dobet hmmmmmm eshte vetem nje autosugestion . Perkundrazi mendoj se JU jeni gjinia e Fort ( baze ) , mirpo qysh ne fillim duhet te mendoj nje nene per edukimin e femijeve .
Nese nje mashkull ben dhune te nje femer hmmmm ndoshta eshte reflektion i ca perjetimeve ne femijeri ?! Mos kujdesja dhe mos interesimi ndaj femijeve dhe dallimi ne gjini ( fort , dobet ....... ).
Me kohe nese edukohen femijet pa marr parasysh gjinin , besoj se edhe dhunes sdo i lem vend .
Arsimi eshte Baza per ter shoqrine , poashtu dashuria dhe respekti .
klb Arjana

Fri 25 Nov 2011 - 1:12
JinBim shkruajti:Arjana shkruajti:JinBim shkruajti:mund te ndalet prej vet Femres ( e cila eshte Baze ne nje Familje )
Si mund te ndodh kjo kur zeri i femres nuk degjohet e as respektohet nga askush si gjini e dobet qe quhet?
Ju pershendes Arjana,
si gjini e dobet hmmmmmm eshte vetem nje autosugestion . Perkundrazi mendoj se JU jeni gjinia e Fort ( baze ) , mirpo qysh ne fillim duhet te mendoj nje nene per edukimin e femijeve .
Nese nje mashkull ben dhune te nje femer hmmmm ndoshta eshte reflektion i ca perjetimeve ne femijeri ?! Mos kujdesja dhe mos interesimi ndaj femijeve dhe dallimi ne gjini ( fort , dobet ....... ).
Me kohe nese edukohen femijet pa marr parasysh gjinin , besoj se edhe dhunes sdo i lem vend .
Arsimi eshte Baza per ter shoqrine , poashtu dashuria dhe respekti .
klb Arjana
Nuk eshte vetem nje autosugestion se aktualisht femra quhet e shihet si gjini e dobet,Sigurisht qe nje femer duhet te mendoje per edukumin e femijes e do i mesoj pikerisht ate qe ka mesuar e vet ajo qe ne femijerine e saj,pra menyra si rritet vet nena ne ate menyre do ekukoje me vone e femijet e saj..se ate di..Persa i perket dhunes nuk jam aspak dakort me ate qe thoni se ata meshkuj qe perdorin dhune kunder femrave kan perjetime femijore te keqia ose ndoshta eshte e kjo por jo vetem kjo si arsye....Pasi shquhemi per njerez gjaknxehte e te ashper,fanatike e sherraxhinj jo tolerante...Sa per dallimin gjinor qe behet keni te drejte sepse ashtu rriten e edukohen Shqiptaret meshkuj ne nje familje tipike Shqiptare duke e shikuar femren si gjemb,(mallkim) e mashkullin si mbret i shpise...
- JinBimKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 163
Hobi : Shah
Vendndodhja : ;)
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Fri 25 Nov 2011 - 1:51
" Arsimi eshte baza per ter shoqerine , poashtu dashuria e respekti ".
Nese nje femer mendon ashtu se eshte gjinia e dobet eshte autosugestion . Per ate primare eshte arsimi dhe rruga drejt suksesit pa marr parasysh se qka thojn apo mendojn te tjeret .
Gjanknxeht e te ashper , fanatik , sherraxhinj e jo tolerante hmmmmmmmm jane tipare te injoranteve, ti e din se qfar diapazani kane injorantat
Pikrisht ktu eshte problemi : femra = gjemb , e mashkulli = mbret .hmmmmmmm po tani shtrohet pyetja : kush po e rrit dhe edukon at Mbret ?
Ke te drejt se ne jemi ende larg asaj qe duhet te kemi , mirpo qdo femer mund te jap kontributin e saj per te ardhmen , qe besoj se ter shoqria do te profitoj nga ajo . :drunken:

Fri 25 Nov 2011 - 1:56
JinBim shkruajti:
" Arsimi eshte baza per ter shoqerine , poashtu dashuria e respekti ".
Nese nje femer mendon ashtu se eshte gjinia e dobet eshte autosugestion . Per ate primare eshte arsimi dhe rruga drejt suksesit pa marr parasysh se qka thojn apo mendojn te tjeret .
Gjanknxeht e te ashper , fanatik , sherraxhinj e jo tolerante hmmmmmmmm jane tipare te injoranteve, ti e din se qfar diapazani kane injorantat
Pikrisht ktu eshte problemi : femra = gjemb , e mashkulli = mbret .hmmmmmmm po tani shtrohet pyetja : kush po e rrit dhe edukon at Mbret ?
Ke te drejt se ne jemi ende larg asaj qe duhet te kemi , mirpo qdo femer mund te jap kontributin e saj per te ardhmen , qe besoj se ter shoqria do te profitoj nga ajo . :)
Kete sarrij ta kuptoj,si mundet nje femer te jap kontributin e saj kur dhe e drejta per te folur i mohoet kur zeri i saj nuk degjohet kur prezences se saj nuk i japin peshe rendesine e duhur...Me vjen keq t'ju them se edhe pse ne vitin 2012 tashme femra diskriminohet e dhunohet perdite sepse nuk ju pelqen ku gruaja ngre koke edhe pse se pranoni!
- JinBimKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 163
Hobi : Shah
Vendndodhja : ;)
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Fri 25 Nov 2011 - 2:14
Ke te drejt qe diskriminohen e dhunohen , une nuk e mohoj kete .
Per at jam qe keto disktiminime e dhunime te marrin fund , e ne te ardhmen me ARSIM dhe kujdes , dashuri dhe kohe pa dallim ne gjini te arrijm qe te kem RESPEKT dhe mirekuptim ndaj njeri tjetrit .
Une mendoj se ne "fole" mund te rrenjosen disa gjera apo ti jipet nje rruge e drejt nje individi. Te mendojm per te ardhmen se jam i bindur qe BAZA ka mundsin me ber ndryshime.
Nje "mbreti " qe i dhurohet interesim , kohe , dashuri , krahror , edukim .... dhe respekt ndaj " qenies njerzore " nuk diskriminon e nuk dhunon.

Fri 25 Nov 2011 - 2:22
Derisa te zhvillohet kjo per aq kohe femra do vazhdoje te jete e diskriminuar e kjo mund te zgjas shume kohe sepse te edukosh nje popull me nje mentalitet te kufizuar sesht aq e lehte...
JinBim flm per biseden,nese keni mundesine vendosni nje avatar ne profilin tuaj dhe naten e mire nga une...
Mire se erdhet e qendrim te kendshem ne kete shoqeri

- Ermira_vloreKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 31
Postime : 1245
Hobi : piktura
Vendndodhja : VLORE
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Mon 26 Dec 2011 - 20:23
absoliutisht jo! per mendimin tim dhuna tregon munges komunikimi , munges vetpermbajtjeje pak a shum gjera te ngjashme me instiktet shtazarake!
- MeMoriesKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1088
Hobi : Leximi...
Vendndodhja : Diku Neper Bote...
Anetaresuar : 03/12/2011
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Mon 2 Jan 2012 - 21:37
Sdi a kam shkru diqka reth ksaj ajo mduket ka dhe nje tem te till kshtu njesoj....
sidoqoft,,,,mendoi se eshte shkelje e personalitetit te gruas, ....

Mos më godit!
Tue 14 Feb 2012 - 19:22
Dhuna në familje konsiderohet çdo formë sjelljeje kërcënuese, e dhunshme ose abuzuese, mes të rriturve që kanë qenë ose janë në një lidhje së bashku, mes anëtarëve të një familjeje, ose mes njerëzish të tjerë të cilët jetojnë ose kanë jetuar në të njëjtën shtëpi, pavarësisht nga gjinia ose seksualiteti i tyre.
Gratë dhe vajzat rezultojnë se janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Ka gra të cilat dhunohen dhe nuk tregojnë, mendojnë se ky është fati i tyre dhe duhet ta pranojnë. Por ka dhe nga ato të cilat e denoncojnë dhunën. Nuk lejojnë që të cenohet e drejta e tyre, madje edhe “ekzistencën“ e tyre. Kjo ndodh kryesisht me gratë të cilat kanë një farë arsimimi, kanë një mbështetje, ndërsa në periferi, në zonat rurale janë të pakta vajzat apo gratë që bëjnë një gjë të tillë për të mos thënë fare. Sipas tyre kjo sakrificë bëhet për hir të fëmijëve, për të mos shkatërruar familje, por ato nuk mendojnë apo më saktë nuk duan të çojnë nëpër mend që edhe fëmijët e tyre të dhunshëm do të rriten përderisa jetojnë në të tilla kushte. Ato edukohen, rriten në një familje ku herë pas here përdoret dhunë. Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të raportuara dhe zakonisht konsiderohet si një çështje private. Format e dhunës në fa milje Dhuna fizike, e cila fillon nga format më të lehta të saj për të arritur deri në ato më ekstremet. Përgjithësisht kjo formë e dhunës takohet te gratë pas disa vitesh martesë (2-3 vjet). Por nuk duhet përjashtuar këtu edhe dhunën që fillon më herët se kaq. Dhuna fizike përfshin: goditje, gërvishtje, mbylljen në shtëpi, goditje me sende të forta, kërcënim me thikë apo me armë të tjera, tentativë për vrasje e deri në formën më të rëndë vrasjen. Kemi dëgjuar shpesh në media “burri vret gruan për shkaqe xhelozie”, më e rëndësishmja është se mënyrat e vrasjes janë nga më mizoret, me sëpatë, me thikë, etj. Forma të dhunës fizike janë edhe përpjekjet për të kontrolluar e monitoruar lëvizjet e gruas. Gratë që dyshohet se nuk janë “korrekte” në marrëdhëniet bashkëshortore shpesh bëhen viktima të formave ekstreme të dhunës fizike. Dhuna psikologjike përfshin talljet, kërcënimet, ndjekjen nga pas, mohimin e hapësirës për të marrë vendime, ndalimin për të dalë me shoqërinë madje edhe vetëm, kritikën e vazhdueshme ndaj kulturës, sharjet në shtëpi dhe në publik, ngarkimin me faj për çdo gjë që shkon keq, kontrollin ndaj veshjes dhe gardërobës. Kjo formë e dhunës është e hasur pothuajse në të gjitha familjet. Ndalimi për të dalë me shoqërinë, për të shkuar në punë është një nga arsyet e përdorimit më të shpeshtë të kësaj forme dhune. Sipas mendimit të shumicës së burrave gratë janë të destinuara për të qëndruar në shtëpi, të jenë amvisa të mira dhe të merren me rritjen e fëmijëve. Dhuna seksuale përfshin marrëdhënie seksuale me forcë, trajtimin e partneres si objekt seksual, detyrimin për te realizuar marrëdhënie në forma të padëshiruara dhe të papranueshme për partneren. Në vendin tonë denoncimi i kësaj dhune është i vogël. Përse meshkujt përdorin dhunë ? Shumë akte të dhunës nga ana e meshkujve janë një shenjë e dobësisë, pasigurisë dhe mungesës së vlerësimit për veten, të kombinuara me një kapacitet për dominim verbal ose fizik dhe një ndjenjë se ata duhet të jenë superiorë dhe të kontrollojnë gjithçka. Gra, sfidoni ata burra që përdorin dhunën!
/Telegrafi/

- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Tue 14 Feb 2012 - 19:47
kurre sdo e beja dhunen ne femra
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sun 25 Mar 2012 - 8:19
MJAFT dhe duhe tte ngrihena te tan e te bertasim kuner ksaj masakre
- UnknownKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 1419
Hobi : Gjerat e veshtira ...
Vendndodhja : grecce
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sun 25 Mar 2012 - 11:50
Sic thone femra nuk qellohet as me petalen e trendafilit ..
me ndonje karrike edhe mbase
me ndonje karrike edhe mbase
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Sun 25 Mar 2012 - 12:01
kush po jep dhun mirrrrrrrrrrrrrrrrrrr
keni fajin vettt
keni fajin vettt
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Mon 22 Oct 2012 - 1:09
"Dhuna ndaj grave, si mund të ndalet "
me
"Mjaft dhunes ndaj grave "
U bashkuan
me
"Mjaft dhunes ndaj grave "
U bashkuan
- GonjaAnetari ri
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 5
Anetaresuar : 20/03/2013
Re: Mjaft dhunes ndaj grave
Wed 20 Mar 2013 - 12:51
akoma gjinden diku kjo dukuri,rastet e fundit tregojn qe akoma dhune ka ndaj gjinis femnore
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi