16 ditët kundër dhunës ndaj grave
Wed 24 Nov 2010 - 18:02
Çfarë simbolizon 25 Nëntori?
25 Nëntori u deklarua si Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Grave në takimin e parë feminist të vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve që u mbajt në Bogota, Kolumbi 18-21 Korrik 1981. Në atë takim gratë denoncuan sistematikisht dhunën gjinore duke filluar që nga rrahjet brenda familjes, përdhunimet e ngacmimet seksuale, duke vazhduar me dhunën shtetërore, me torturat dhe abuzimet me të burgosurat politike.
25 Nëntori u zgjodh për të përkujtuar vrasjen e Motrave Mirabal (Patria, Minerva dhe Maria Teresa) në 25 Nëntor 1960 nga diktatura e Rafael Trujillos, në Republikën Domenikane. Në 1999, 25 Nëntori u njoh zyrtarisht edhe nga Shtetet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës Kundër Grave.
Shoqata “Në Dobi të Gruas Shqiptare” ndërmjet fushatave ndërgjegjësuese kundër dhunës në familje synon një strukturë të mirëorganizuar veprimtarish, me nderhyrje konkrete dhe nisma te qarta kundër dhunës në familje, përmes institucionalizimit të bashkëpunimeve me struktura paralele shtetërore, të shoqërisë civile apo mediatike, forcimit të kapaciteteve të stafit të përfshirë në këto veprimtari dhe nxitjes së reagimit qytetar tek pjesëmarrësit dhe përfituesit në këto aktivitete.
Klubi i parë i grave në Shqipëri u ngrit si refleksion i të gjithë problematikës që hasin gratë në Shqipëri, ndër to edhe dhunën ndaj tyre. Në mbështetje të grave të dhunuara u vu në dispozicion edhe Linja e Këshillimit, “Hot-Line / 2247 502”, si një mundësi për të ofruar mbështetjeje psikologjike për to.
Nisma e shoqatës “Në Dobi të Gruas Shqiptare” në lidhje me 16 Ditëve Kundër Dhunës Ndaj Grave i ka fillesat e saj gjatë implementimit të programit “Fiqiretja, përplasja mes dy mentalitetve”, realizuar në bashkëpunim me Instituin Shqiptar të Medias dhe. Gjatë viteve qendra ka punuar në disa drejtime të ndërgjegjësimit të komunitetit kundër dhunës në familje e specifikisht për rastet ekstreme. Janë realizuar takime në komunitet, trajnime me gazetarë e gjykatës, u publikua “Udhëzuesi Kundër Dhunës ndaj Grave”, artikuj në median e shkruar dhe emisione e dokumentare televizive.
Që nga viti 2006 NDGSH ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh dhe veprimtarish të ndryshme nën moton: BEHU AKTIV, DENONO DHUNEN.!
mendoni se ne Shqiperi eshte bere dhe po behet aq sa eshte e nevojshme kunder dhunes ndaj grave dhe te miturve..... ????
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi