- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Vetëvendosje: Prishtina dhe Tirana heshtin për shqiptarët në Maqedoni
Mon 12 Mar 2012 - 21:38
NOA- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ditën e sotme lidhur me dhunën ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
“Rrahja e 15 nxënësve shqiptarë në Shkup, pikërisht në ditën e 7 marsit që është edhe dita e shkollës për shqiptarët, përbën një ngjarje shqetësuese. Nxënësit janë rrahur prej personave të maskuar, teksa ktheheshin me autobus prej shkollës, dhe tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Lëvizja Vetëvendosje uron shërimin sa më të shpejtë të nxënësve, e në të njëjtën kohë bën thirrje për gjetjen dhe dënimin e autorëve të këtij krimi me përmasa të rënda njerëzore, dhe kombëtare”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizje.
Në këtë linjë theksohet se dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të pushtetarëve maqedonas, të Gruevskit e të partnerëve të tij shqiptarë.
Sipas Vetëvendosjes, diskriminimi i shqiptarëve dhe “supremacia” maqedonase janë frytet e hidhura të projekteve megalomane të këtyre pushtetarëve, të cilët përpiqen ta mbulojnë padrejtësinë me simbole e me statuja.
Veçohet fakti se faktor kryesor në mosmbajtjen e përgjegjësisë prej pushtetit maqedonas janë edhe përfaqësuesit e forcave politike shqiptare, të cilët të përçarë në luftën e tyre për të kapur një copë prej pushtetit që ofrojnë maqedonasit, nuk hezitojnë të bëjnë aleanca e koalicione në dëm të popullit shqiptar në Maqedoni.
Vetëvendosje shprehet se dhuna ndaj shqiptarëve po bëhet një krim i zakonshëm në Maqedoni, ajo po shfaqet që prej këngëve të tifozëve të sportit, te planifikimi urban e te investimi në zonat e banuara, te pjesëmarrja në nivelet e ndryshme të qeverisjes, te punësimi e arsimimi, e tek dhuna brutale, si ajo që po shohim dhe se ky shtet i dalë prej një kompromisi, siç qe Marrëveshja e Ohrit, nuk e ka zbatuar as atë kompromis.
Lëvizja Vetëvendosje dënon heshtjen e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për këtë rast si dhe për mosangazhimin serioz në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

- Xhaferi: Prishtina po nxitë shqiptarët në Maqedoni
- Tirana: Pa shqiptarët nuk ka qeveri në Maqedoni
- Prishtina dhe Tirana ta detyrojnë Malin e Zi të respektojë shqiptarët autokton dhe jo na bëjnë shoqa
- Vetëvendosje: Dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni pasojë e qeverisjes VMRO-BDI
- Tirana e Prishtina në këmbë, Shkupi e Tetova në gjumë /plotësuar/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi