Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Xhaferi: Prishtina po nxitë shqiptarët në Maqedoni Empty Xhaferi: Prishtina po nxitë shqiptarët në Maqedoni

Mon 26 Mar 2012 - 17:54
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, ka akuzuar klasën politike të Kosovës se reagimet për situatën politike në Maqedoni po vijnë si pasojë e frustrimeve të brendshme, të cilat pastaj po i nxisin shqiptarët në Maqedoni.
Xhaferi i ka sugjeruar klasës politike në Kosovë që të merret me veriun dhe me çështje të tjera të brendshme, raporton KTV-ja.

Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk e di se kujt i referohet zëvendëskryeministri Xhaferi, por ka theksuar se LDK –ja e ka përkrahur gjithnjë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është kusht për arritjen e stabilitetit në Maqedoni dhe rajon.

Deputeti i “Vetëvendosjes”, Liburn Aliu ka thënë se është e drejtë legjitime që shqiptarët në Maqedoni të organizohen për t’i mbrojtur të drejtat e tyre
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi