Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tirana e Prishtina në këmbë, Shkupi e Tetova në gjumë /plotësuar/ Empty Tirana e Prishtina në këmbë, Shkupi e Tetova në gjumë /plotësuar/

Tue 13 Mar 2012 - 20:46
Përderisa organizatat joqeveritare rinore në Prishtinë dhe Tiranë janë ngritur në këmbë të tmerruar nga ngjarjet e fundit në Maqedoni, sektori civil shqiptar në Shkup, Tetovë dhe vendbanime tjera me shqiptarë ende nuk e ka pa të arsyeshme të organizojë ndonjë protestë në të cilën do të shprehej revolta ndaj dhunës të ushtruar ndaj nxënësve shqiptarë të fshatit Çiflik dhe Seta Petkë. Disa të rinj shqiptarë të shtunën kanë protestuar para ambasadës maqedonase në Prishtinë. Ata kanë gjuajtur me gur në drejtim të ambasadës me ç’rast e kanë thyer vitrinën në të cilin janë vendosur materiale promotive për Maqedoninë. Grupi i cili është organizuar përmes facebookot, ka kërkuar prej autoriteteve maqedonase të ndërpresin “terrorin sistematik ndaj shqiptarëve”. Ajo që nuk i bën përshtypje sektorit civil shqiptar në Maqedoni, ka tronditur edhe Tiranën. Ditën e martë (sot) në Tiranë, Kuvendi i Patrioteve Civil (KPC), pjesë përbërëse e Kuvendit Civil në bashkëpunim me UNIKOMB do të realizojnë reagimin e parë konkret me një protestë te madhe para ambasadës të Maqedonisë ne Tiranë. “Ngjarjet e fundit tronditëse të dhunës ndaj shqiptarëve ne Maqedoni nuk janë rastësi, ku një jave më pare u vranë dy të rinjtë nga një polic civil maqedonas si dhe dhunimi i ushtruar nga terroriste huligan sllavo-maqedonasit të paidentifikuar ende ndaj 15 nxënësve shqiptar, nxiti organizmin tonë për te reaguar duke protestuar para kësaj ambasade kundër qëllimit dhunues qe ju behet sistematikisht shqiptareve ne Maqedoni! “, ka njoftuar kjo organizatë. KPC shpreh indinjatën edhe nga fakti se nga njëra anë policia maqedonase arreston shqiptaret dhe mbështet “terroristët e tyre”. “Po ashtu thirrja jonë do te jete dhe për rikthimin e trevave shqiptare ne Maqedoni ne shtetin e tyre ame Shqipëri ! Ftojmë te gjithë qytetaret shqiptar qe te bashkohen ne këtë proteste paqësore për te treguar qe ne dimë te mbrojmë identitetin dhe dinjitetin kombëtar te trashëguar nder shekuj!”, thuhet në njoftimin e KPC
Analistët vlerësojnë se kjo dëshmon politizimin e skajshëm të sektorit civil në Maqedoni.
“Shoqatat joqeveritare në Maqedoni ndodh të protestojnë për gjëra minore, kurse nuk e shohin të arsyeshme të protestojnë kur rrihen dhjetëra nxënës shqiptarë. Kjo dëshmon se ata reagojnë vetëm me urdhër të politikës, e jo në bazë të nevojave të shqiptarëve”, vlerëson analisti Emad Mehmeti.
Ndryshe të hënën përfaqësuesit e shoqatave joqeveritare shqiptare në Maqedoni nuk kanë dhënë përgjigje në pyetjen e parashtruar nga “Lajm” për arsyet se pse heshtin ndaj dhunës maqedonase ndaj shqiptarëve.
Para dy javëve fillo organizimi i protestave për shkak të vrasjes së dy shqiptarëve nga polici maqedonas në Gostivar. Edhe pse ishin paralajmëruar se do të vazhdojnë deri në dënimin e policit, ato dështuan pas dy ditëve.

******************************
Protesta organizohet në mesditë nga Kuvendi i Patriotëve Civil, pjesë përbërëse e Kuvendit Civil në bashkëpunim me UNIKOMB dhe Tifozat Kuq e Zi.
Shoqata shqiptare dhe Tifozat Kuq e Zi nesër në Tiranë do të protestojnë para ambasadës së Maqedonisë, në shenjë revolte kundër incidenteve të fundit dhe dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
Protesta organizohet në mesditë nga Kuvendi i Patriotëve Civil, pjesë përbërëse e Kuvendit Civil në bashkëpunim me UNIKOMB dhe Tifozat Kuq e Zi informon Ina.
Ngjarjet e fundit tronditëse të dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni nuk janë rastësi, ku një javë më parë u vranë dy të rinj nga një polic civil maqedonas si dhe dhunimi i ushtruar nga terroriste huligan sllavo-maqedonas të paidentifikuar ende ndaj 15 nxënësve shqiptar, nxiti organizmin tonë për të reaguar duke protestuar para kësaj ambasade kundër qëllimit dhunues që ju bëhet sistematikisht vëllezërve tanë shqiptar në Maqedoni !
Nga njëra anë policia maqedonase arreston shqiptarët dhe mbështet terroristët e tyre duke i lënë të lirë në veprimet e tyre anti shqiptare. Thirrja jonë do të jetë dhe për rikthimin e trevave shqiptare në Maqedoni në shtetin e tyre amë Shqipëri si dhe ribashkim mbarëkombëtar territorial të Shqipërisë !", theksohet në njoftimin e organizatorit të protestës.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Tirana e Prishtina në këmbë, Shkupi e Tetova në gjumë /plotësuar/ Empty Re: Tirana e Prishtina në këmbë, Shkupi e Tetova në gjumë /plotësuar/

Tue 13 Mar 2012 - 20:49
Tirana dhe Prishtina ,jane ne fatkeqesi sot per sot .. se te dy keto Kryeqytete te SHQIPERISE drejtohen nga TRADHETARE TE KOMBIT SHQIPTARE sot per sot .....
ketej eshte sali berisha ,, e andej eshte hashim thaci ..
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tirana e Prishtina në këmbë, Shkupi e Tetova në gjumë /plotësuar/ Empty Re: Tirana e Prishtina në këmbë, Shkupi e Tetova në gjumë /plotësuar/

Tue 13 Mar 2012 - 20:53
SHUM E VERTET ESHT KOMBI SHQIPTARE I DUHET KLASA E RE POLITIKE
Sponsored content

Tirana e Prishtina në këmbë, Shkupi e Tetova në gjumë /plotësuar/ Empty Re: Tirana e Prishtina në këmbë, Shkupi e Tetova në gjumë /plotësuar/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi