Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Musliu: Tirana e Prishtina ta marrin Preshevën si Rusia Krimenë Empty Musliu: Tirana e Prishtina ta marrin Preshevën si Rusia Krimenë

Fri 7 Mar 2014 - 15:19
Nëse rajoni i Krimesë së Ukrainës do të destabilizonte situatën, në Preshevë do të ndodhte e kundërta: do të stabilizonte Luginën e Preshevës, duke legjitimuar autonominë e saj, me të drejtë bashkimi me Kosovën". Këtë ka pohuar Jonuz Musliu, ish-kreu i UÇPMB-së dhe aktualisht kryetar i Kuvedit të Bujanocit, në në intervistë për agjencinë e lajmeve "Presheva jonë". Ai ka shtuar se "besoj se ndërkombëtarët nuk do të presin që edhe në Luginën e Preshevës të derdhet gjaku, të bëhen 80 viktima sikur në Kiev për shkak të një regjimi, për realizimin e të drejtave kombëtare". 
Musliu propozon se "nëse Moska e kërkon Krimenë, Tirana dhe Prishtina duhet të kërkojnë Luginën e Preshevës". Por më tej ka ironizuar dy qeveritë shqiptare, duke thënë: "Lugina nuk ka sikur Krimeja qeverinë ruse, por ka qeveri puse…“. 
Më tej ai bën një retrospective historike, duke kujtuar se “lugina e Preshevës gjatë historisë ka qenë pjesë integrale e Kosovës. Ajo është ndarë nga Kosova në vitin 1945-1956, nga komunistët jugosllavë në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviçin dhe Zubin Potokun. Qëllimi i kësaj ndarjeje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tij, si në aspektin politik, ashtu edhe nacional. LPD përmes kësaj deklarate politike, rikujton edhe një herë verdiktin e popullit shqiptar në Luginën e Preshevës, të shpalosur demokratisht në referendumin e 1-2 marsit 1992, në të cilin qytetaret e këtij rajoni u shprehën për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën. Kjo si zgjidhja më e drejtë dhe më e qëndrueshme, që mundëson respektimin e të drejtave njerëzore dhe etnike për shqiptarët e Luginës së Preshevës". 
Në fakt, sipas Musliut, “ne kemi pasur Referendum edhe para Krimesë dhe Osetisë, por politikanet tanë nuk e zbatuan në praktikë vullnetin e popullit, duke vrapuar pas karrigeve dhe biznesit". Ish-kreu i ushtrisë (UÇPMB-së) theksoi se "pas gjithë kësaj u desh që rinia, popullësia jonë të riorganizohet dhe t’i marrë pushkët në krah të dalë në mal duke u vendosur në radhët e UÇPMB-së…Prandaj, Lugina e Preshevës nuk e ka të lidhur fatin me Krimenë e as Osetinë, por me Kosovën, si pjesë e saj“. 
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Musliu: Tirana e Prishtina ta marrin Preshevën si Rusia Krimenë Empty Re: Musliu: Tirana e Prishtina ta marrin Preshevën si Rusia Krimenë

Fri 7 Mar 2014 - 15:24
Po ka 100 vjet qe Shqiperia duhet te bashkohej nga copetimi qe i bene...

Por kujt tja thuash, Amerikes qe njeh Kosoven e nuk njeh Krimene, Rusise qe njeh Krimene e nuk njeh Kosoven, apo Shqiperise qe njeh copetimin e nuk njeh bashkimin?!
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Musliu: Tirana e Prishtina ta marrin Preshevën si Rusia Krimenë Empty Re: Musliu: Tirana e Prishtina ta marrin Preshevën si Rusia Krimenë

Fri 7 Mar 2014 - 15:29
presheva    duhet   ty    bashkohet   kosoves
Sponsored content

Musliu: Tirana e Prishtina ta marrin Preshevën si Rusia Krimenë Empty Re: Musliu: Tirana e Prishtina ta marrin Preshevën si Rusia Krimenë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi