Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Bruksel, diaspora protestë kundër dhunës në Maqedoni Empty Bruksel, diaspora protestë kundër dhunës në Maqedoni

Wed 28 Mar 2012 - 11:52
Bruksel, diaspora protestë kundër dhunës në Maqedoni 52789BRUKSEL- Diaspora shqiptare në Evropë sot në Bruksel do të organizojë një protestë masive para selisë së Komisionit Evropian. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia maqedonase INA.

Protesta organizohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për Beneluks, me moton "Stop dhunës dhe diskriminimit të Shqiptarëve në Maqedoni".

Një përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore ku do të ngritët zëri kundër situatës aktuale në Maqedoni, incidenteve të fundit të dhunshme që godasin shqiptarët si dhe gjendjen e rëndë të popullit shqiptar atje.

Këshilli protestues theksoi se një letër proteste dhe shqetësimi do ti dërgohet institucioneve më të larta të BE-së lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe gjendjen e shqiptarëve.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi