Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Nëse Serbia mban zgjedhje në Veri, Shqipëria të .., te mbaj ne Maqedoni..!!? Empty Nëse Serbia mban zgjedhje në Veri, Shqipëria të .., te mbaj ne Maqedoni..!!?

Wed 28 Mar 2012 - 10:42
Edhe pse Shqipëria asnjëherë nuk e ka përmendur këtë ide, ajo është dashur që të veprojë sipas praktikave të shteteve fqinje dhe ti pajiste shtetasit e saj me dyshtetësi, pasi edhe sipas Kushtetutës, Shqipëria e ka për obligim që ti mbroje shtetasit e saj.

Nëse Serbia mban zgjedhje në Kosovë, atëherë edhe Shqipëria duhet të kërkojë që të realizojë zgjedhje në Maqedoni. Edhe pse Shqipëria asnjëherë nuk e ka përmendur këtë ide, ajo është dashur që të veprojë sipas praktikave të shteteve fqinje dhe ti pajiste shtetasit e saj me dyshtetësi, pasi edhe sipas Kushtetutës, Shqipëria e ka për obligim që ti mbroje shtetasit e saj. Ndryshe nga Shqipëria që heshtën, Serbia me të madhe po trumbeton për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë. Sipas analistëve dhe përfaqësuesve të organizatave jo qeveritare kërkesa e Shqipërisë për të mbajtur zgjedhje në Maqedoni do të ishte zgjidhja më e mirë, ndërkaq, për partitë politike shqiptare kjo kërkesë do të ishte e palogjikshme.
Kryetari i Shoqatës së të burgosurve dhe persekutuarve politik shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani thotë se Shqipëria me Kushtetutë e ka për obligim që ti mbrojë shtetasit e vet kudo që ndodhen. “Sipas nenit 8, pika 1, 2 dhe 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, Shqipëria është e obliguar që ti mbrojë shtetasit e vet. Sipas praktikave të shteteve të rajonit, u jepet shtetësi e dyfishtë të gjithë shtetasve që ndodhen jashtë kufijve shtetëror. Pse jo edhe Shqipëria të mos u jap shtetësi të dyfishtë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni dhe të realizonte zgjedhje. Kështu siç po trajtohemi ne shqiptarët në Maqedoni, kjo do të ishte zgjedhja më e mirë”, thotë për “Lajm” Pollozhani.

Analisti Ismail Sinani thotë se nuk do ta habiste fakti nëse shqiptarët e Maqedonisë do të kërkonin që mendon se që të mbahen zgjedhje të Shqipërisë edhe këtu në Maqedoni. “Për mendimin tim nuk ka hapësirë që Shqipëria të parashtrojë një kërkesë të drejtpërdrejtë që edhe ajo ti zhvillojë zgjedhjet e veta, mirëpo edhe në Maqedoni, kështu siç kanë filluar të ecin punët, kështu siç kanë filluar të rriten divergjencat, kështu siç ka filluar të shtohen presioni ndaj shqiptarëve, mua nuk do të më kishte habitur, nëse shqiptarët e Maqedonisë do të kërkonin që të mbahen zgjedhje të Shqipërisë edhe këtu në Maqedoni”, thotë ai. Sipas tij politika që e bën Serbia nuk është shumë serioze dhe nuk është në frymën e një demokracie evropiane.

Partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është kategorikisht kundër, pasi sipas tyre këto janë dy çështje krejtësisht të kundërta. “Nuk duhet të bëhet paralelizëm mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Maqedoni. Janë dy çështje të ndryshme. Shqiptarët në Maqedoni janë të integruar, kemi Marrëveshjen e Ohrit”, thotë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, duke shtuar se kjo çështje nuk është në interes të shqiptarëve.

Sipas partisë Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) është e pa logjikshme që Serbia të mbajë zgjedhje në Kosovë, kur Kosova është shtet që është njohur nga pjesa më e madhe e shteteve, por edhe më pak e logjikshme që Shqipëria të mbajë këtu zgjedhje./lajm/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi