Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

PE: Qëndrim i ri politik ndaj Shqipërisë nëse ka shkelje në zgjedhje Empty PE: Qëndrim i ri politik ndaj Shqipërisë nëse ka shkelje në zgjedhje

Mon 18 Apr 2011 - 10:54
Parlamenti Europian “kërcënon” Shqipërinë me një qëndrim të ri politik nëse zgjedhjet lokale të 8 majit, nuk përmbushin standardet demokratike. Zv.kryetari i Delegacionit te PE-së per Evropen Juglindore, Zhelko Kacin, ka thënë se nëse gjërat nuk do të shkojnë siç presim, atëherë ne duhet të bëjmë një marrëveshje të re dhe të ndryshojmë qëndrimin tonë me lidershipin politik aktual në vend.
“Një organizim i mirë i zgjedhjeve, megjithëse këto nuk janë zgjedhje parlamentare, mund të jetë një mesazh shumë pozitiv dhe premtues për politikanët, për qeverinë dhe sidomos për deputetët e parlamentit” tha Kacin, citon Alsat.

“Mendoj se jo të gjithë anëtarët e delegacionit duhet të jenë nga i njëjti grup politik, në mënyrë që ne të mund të jemi në pozicionin e duhur për të gjykuar më realisht për situatën, për të ardhmen dhe zhvillimet e mëtejshme në Shqipëri” tha Kacin.

Njoftohet se një delegacion prej 7 eurodeputsh do të qëndrojë në Shqipëri më 8 maj për të monitoruar procesin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi