Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

KKRT-ja i tërheq vëmendje TV-ve për shkelje etike ndaj të miturve Empty KKRT-ja i tërheq vëmendje TV-ve për shkelje etike ndaj të miturve

Tue 19 Mar 2013 - 18:23
KKRT-ja i tërheq vëmendje TV-ve për shkelje etike ndaj të miturve Media1-300x129Promovimi i tejskajshëm i akteve të turpshme, si rasti me pedofilin ka detyruare KKRT-ën të reagoj pasi po shkelen hapur të drejtat e fëmijëve dhe jo vetëm.
Nga monitorimi i edicioneve të lajmeve dhe programeve të ndryshme informative të ditëve të fundit, si dhe nga ankesat verbale të qytetarëve të ndryshëm, KKRT-ja vëren me shqetësim se janë shkelur të drejtat e fëmijëve nga disa operatorë radiotelevizivë. Në raportimet për rastet e pedofilisë dhe të dhunimit të fëmijëve (konkretisht rasti i të akuzuarit Ardian Prrenjasi) në kronikat, intervistat e programe të tjera është shkelur etika e gazetarit, duke cenuar rëndë lirinë e privatësinë e të miturve e të familjeve të tyre.

Në programet e sipërpërmendura nuk mbahen parasysh kërkesat e ligjit nr. 8410, dt. 30. 09. 1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Neni 4 i këtij ligji përcakton se në veprimtarinë radiotelevizive “…respektohen në mënyrë të veçantë të drejtat interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve”. Në vijim, neni 18, pika 2, kërkon që operatorët radiotelevizivë “të realizojnë normat morale dhe etike në programet e tyre” si dhe pika 3 që veçon “sidomos programet radiotelevizive publike e private që kanë të bëjnë me shfaqjet e keqpërdorimit të dhunës, seksit e dinjitetit”.
Për sa më sipër, KKRT-ja u tërheq vëmendjen operatorëve radiotelevizivë dhe kërkon të tregohet kujdesi i duhur dhe i domosdoshëm në transmetimin e raportimeve që trajtojnë dhunën./alb-observer.com/
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

KKRT-ja i tërheq vëmendje TV-ve për shkelje etike ndaj të miturve Empty Re: KKRT-ja i tërheq vëmendje TV-ve për shkelje etike ndaj të miturve

Tue 19 Mar 2013 - 21:02
Une nuk e kuptoje , pasi humbet jeten nje i mitur , jo sepse ky rast nuk ka qene Evident sepse ai qe e ka praktikuar , paska patur Vite ne kete Situate, dmth qe eshte i Semure dhe duhet Kuruar , prej vitesh .
Po , PERSE ??? PERSE , dora e nje SHteti dhe e Ligjit duhet te marri vlera tani , pikerisht TANI KUR ASGJE S'KA ME VLERE ???
Dikush , mund te na japi nje pergjigje , do ishte dicka e bukur sikur KOMPETENTET e ketyre sektoreve , te mundnin nje Shpjegim dhe nje Arsye per te cilat , duhet te arrijme ne te tilla Pika , ne te tilla Limite , per te marre VEndime te rendesishme per nje Popull !!!
Ne Shqiperi , perveç burgimit te perjeteshem , nuk ka ligj me vdekje .....dhe sikur te kishte , ajo qe u be , me nuk mund te ndryshohet .
Mbreme , perpara se te flija imazhi ketij femije , me dilte perpara syve dhe nuk me lejonte te merrja gjume .
Shume fatkeqesi dhe Tragjedi , vereje, me vjen keq Mjerimi ne te cilin gjendet populli im .
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

KKRT-ja i tërheq vëmendje TV-ve për shkelje etike ndaj të miturve Empty Re: KKRT-ja i tërheq vëmendje TV-ve për shkelje etike ndaj të miturve

Tue 19 Mar 2013 - 21:08
o me nje shtet te bastarduar nga bastardi sali berishe
vetem kshu gjerash do presesh

kur shteti vete vret e pret ne emer te diktatures
cfare do presesh nga keto lloj kriminesh ordinere

fatkeqesia e ka pllakosur kete vend .???????
me i leshu rafmet Enver Hoxhes
ku je eeee enver
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

KKRT-ja i tërheq vëmendje TV-ve për shkelje etike ndaj të miturve Empty Re: KKRT-ja i tërheq vëmendje TV-ve për shkelje etike ndaj të miturve

Tue 19 Mar 2013 - 21:14
Message reputation : 100% (1 vote)
Ngrihu dhe njehere :) o Enver .
Po gjithesesi , pmv se Enveri diktator eshte .
Salen e kemi ne Demokraci , ok , nuk eshte faji tij , por dreqi e mori 20 vjet
Demokraci dhe mos te japesh pak edukate Ligjore te pakten , lere te tjerat .
Nejse ... nuk dua te kaloje ne monotoni me te tilla diskutime se me del dhe burri kunder :p
Sponsored content

KKRT-ja i tërheq vëmendje TV-ve për shkelje etike ndaj të miturve Empty Re: KKRT-ja i tërheq vëmendje TV-ve për shkelje etike ndaj të miturve

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi