Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

KKRT, Arian Çanit: Ke cenuar rëndë normat morale dhe etike Empty KKRT, Arian Çanit: Ke cenuar rëndë normat morale dhe etike

Sun 4 Dec 2011 - 22:15
KKRT, Arian Çanit: Ke cenuar rëndë normat morale dhe etike Arian-cani-001-500-avip-300x160Javën e kaluar, në programin “Zonë e lirë” në Tv Klan, të drejtuar nga Arian Çani, një ndër të ftuarit ishte dhe një dj nga Ukraina me emrin Katjushka, e cila performoi topless në studio. Nuk është hera e parë që në këtë program ftohen femra që performojnë të zhveshura, madje nuk është as hera e parë që Arian Çani puth një femër në buzë publikisht, por kësaj here duket se diçka nuk shkonte. Të paktën kështu thotë KKRT-ja, e cila menjëherë ka dërguar një njoftim për mediat. Ja çfarë është shkruar aty”:
KKRT-ja ka vizionuar emisionin “Zonë e Lirë”, të transmetuar në TV Klan, më 25 nëntor 2011, prej orës 21:05 të kësaj date deri në 01:15 të mesnatës. Nga ky vizionim i detajuar u vu re se gjatë programit janë shkelur normat morale dhe etike të transmetimeve televizive. Programet radiotelevizive publike dhe private duhet të respektojnë dinjitetin vetjak dhe të drejtat themelore të njeriut, të drejtat e fëmijëve dhe të adoleshentëve, gjuhën e kulturën shqiptare. Nisur sa më sipër, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit konstaton sa vijon:
- Në emisionin “Zonë e lirë” janë cenuar rëndë normat morale dhe etike të komunikimit televiziv.
- Përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij emisioni cenojnë të drejtat, edukimin dhe shëndetin moral e mendor të fëmijëve dhe moshave të reja.
- Nëpërkëmbja e Kodit të Etikës dhe vlerave morale, në mënyrë të përsëritur dhe këmbëngulëse nga drejtuesi i emisionit “Zonë e lirë”, z. Arian Çani bie ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, konkretisht me nenin 36, të cituar më lart.
KKRT i tërheq vëmendjen drejtuesit të emisionit, lidhur me shkeljet e sipërmendura dhe njëkohësisht i kërkon subjektit televiziv Tv Klan të merren masat në vijim për respektimin e normave morale e etike, si dhe të standardeve të komunikimit.KKRT, Arian Çanit: Ke cenuar rëndë normat morale dhe etike Dj1-300x250KKRT, Arian Çanit: Ke cenuar rëndë normat morale dhe etike Dj-210x300
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

KKRT, Arian Çanit: Ke cenuar rëndë normat morale dhe etike Empty Re: KKRT, Arian Çanit: Ke cenuar rëndë normat morale dhe etike

Sun 4 Dec 2011 - 22:28
"- Përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij emisioni cenojnë të drejtat, edukimin dhe shëndetin moral e mendor të fëmijëve dhe moshave të reja."
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi