Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

JAHJAGA: NËSE SERBIA DO ZGJEDHJE NË KOSOVË LE TË HAP AMBASADË Empty JAHJAGA: NËSE SERBIA DO ZGJEDHJE NË KOSOVË LE TË HAP AMBASADË

Sat 7 Apr 2012 - 21:48
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se në territorin e Republikës së Kosovës nuk do të ketë zgjedhjeve lokale serbe. Sipas saj, ky është qëndrim i prerë i institucioneve të Kosovës. Madje, ajo ka shtuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës apo këmbim territoresh ne mes Kosovës dhe Serbisë, ngase kjo bie ndesh edhe me pakon e Ahtisarit. Jahjaga i ka rekomanduar Beogradit zyrtar se nëse dëshiron të mbaj zgjedhje në Kosovë, më së miri është të hap ambasadën në Prishtinë.

Presidentja, Jahjaga këto komente, i ka bërë të shtunën, në një takim me gazetarë, organizuar me rastin e njëvjetorit të zgjedhjes së saj në postin e Presidentes së vendit. Ajo pasi ka shpalosur punën e saj njëvjeçare, i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

Pasi ka mbushur plotë një vit në pozitën e të parit të shtetit, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është ndjerë krenare me punë në pozitën e të parit të shtetit. Ajo ka thënë se zgjedhja e saj në këtë post erdhi si rezultat i zgjidhjes së një krize institucionale.

E pyetur për zgjedhjet lokale në pjesën veriore të Kosovës, Jahjaga, ka bërë të ditur se qëndrimi i institucioneve të Kosovës është që këto zgjedhje të mos mbahen në territorin e Republikës së Kosovës, ngase, siç ka thënë ajo, janë të dëmshme dhe të pa lejuara. Ajo i ka rekomanduar Beogradin që të hapë një Ambasadën në Prishtinë dhe t’u mundësoj qytetarëve serb, të cilët kanë dy shtetësi, të votojnë edhe për zgjedhjet e atjeshme.

Nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as shkëmbim të territoreve apo popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe nuk do të ketë zgjedhje lokale serbe në territorin e Kosovës, ka thënë sot presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Nuk ka ndarje të Kosovës dhe nuk ka ndarje të Serbisë. Nuk ka shkëmbim të territoreve dhe as të popullsisë, as në mes të Kosovës dhe në mes të Serbisë”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Në pyetjen se a do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ajo ka thënë se nuk do ta bëjë publik këtë vendim, përderisa nuk bëhet rregullimi i disa amendamenteve në kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi