- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Jahjaga fton Angelina Jolie në Kosovë
Mon 12 Mar 2012 - 16:15
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takoi aktoren e njohur amerikane dhe njëkohësisht ambasadoren e vullnetit të mirë të OKB-së, Angelina Jolie, të cilën e ftoi që ta vizitojë Kosovën.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen e Samitit të tretë “Women in the World” të organizuar nga Newsweek dhe The Daily Beast që po mbahet në New York.
Në samit, ku po marrin pjesë afro 2000 pjesëmarrëse nga gjithë bota, do të diskutohen tema që kanë të bëjnë me sfidat globale të shekullit XXI dhe rolin e gruas në çështjen e sigurisë dhe lidershipit.
Në hapje të Samitit, Presidentja Jahjaga takoi ish sekretaren amerikane të shtetit zonjën Madeleine Albright, me të cilën bisedoi për çështjet aktuale për Kosovën.
Në darkën solemne të shtruar nga organizatori i Samitit, Presidentja Jahjaga u takua me drejtoren e Fondit Monetar Ndërkombëtar zonjën Christine Lagarde si dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në SHBA, Peter Westmacott.
Ajo gjithashtu takoi edhe aktoren e njohur amerikane dhe njëkohësisht ambasadoren e vullnetit të mirë të OKB-së, Angelina Jolie, të cilën e ftoi që ta vizitojë Kosovën për të parë mundësitë e zhvillimit të kinematografisë në vend.
Në hapje të konferencës, ish sekretarja amerikane e shtetit zonjën. Madeleine Albright duke folur në panelin “Çmimi i luftës” ndau me të pranishmit përvojën e saj të fëmijërisë si refugjate e Luftës së Dytë Botërore duke e krahasuar atë me eksodin e refugjatëve gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë.
Zonja Albright e cilësoi ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë si të drejtë.
Mësohet se Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është liderja e vetme femër nga Ballkani e ftuar në këtë Samit dhe në dy ditët e ardhshme do të flas në panele për përvojat e saj në lidhje me ndikimin e gruas në sigurinë e vendit. (Beqir Sina/INA)
[url][/url]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi