Biserko: Serbia ta pranojë realitetin në Kosovë
Wed 14 Nov 2012 - 10:15
Kosovë - Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka akuzuar pushtetin aktual në Serbi se po vazhdon të refuzojë ballafaqimin me të kaluarën dhe të pranojë realitetin e ri në Kosovë.
Biserko ka thënë se pushteti i ri në Serbi po ndjek një politikë revanshiste dhe po pamundëson ballafaqimin me të kaluarën, respektivisht me krimet e kryera në emër të popullit serb në hapësirat e ish-Jugosllavisë.
Ajo ka thënë se për shkak të sistemit të keq arsimor në Serbi, të rinjtë nuk dinë pothuajse asgjë për luftërat e viteve 90 në hapësirat e ish-Jugosllavisë” dhe tani kemi një situatë kur qëndrimet e tyre janë shumë konservative dhe negative perballë popujve të tjerë, sidomos ndaj kroatëve, shqiptarëve dhe boshnjakëve, transmeton telegrafi.
Biserko tha se Serbia “ende po lufton me demonët e së kaluarës” dhe se në skenën politike po kthehen aktorët nga kohërat e luftërave.
"Serbia ende refuzon të pranojë realitetin e krijuar në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë”, tha Biserko, duke tërhequr vërejtjen se me vështirësi po shkohet përpara në ballafaqim me vetëpërgjegjësinë për luftërat e shkaktuara në hapësirat e ish-Jugosllavisë.
/a.k
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi