Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Berisha: Serbia njohu realitetin e Kosovës Empty Berisha: Serbia njohu realitetin e Kosovës

Fri 24 Feb 2012 - 22:18
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e vlerësoi marrëveshjen e arritur në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë si një akt të një rëndësie të veçantë, që bën të mundur përfaqësimin e Kosovës në procesin e integrimit rajonal dhe evropian, si shtet sovran dhe të pavarur.

“Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë – Serbi, por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal. Vërtet marrëveshja parashikon përdorimin e një fusnote si një kompromis ndërmjet palëve, por pranimi i saj nga pala serbe është pranimi de facto dhe de jure i Kosovës si shtet dhe vend i pavarur”.

“E vërteta e pakundërshtueshme është se pas 17 shkurtit të vitit 2008, domethënë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga SHBA, Franca, Britania, Gjermania, Italia, Japonia dhe mbi 90% e vendeve të lira të botës dhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Rezoluta 1244 e OKB-së është thjesht një relike në arkivin e një kohe që nuk kthehet kurrë më, një letër e vdekur që nuk i besojnë as ata që e citojnë”, ka deklaruar ndër të tjera kryeministri shqiptar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi