- AlkimistiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 36
Postime : 3685
Hobi : tegjitha ngapak
Vendndodhja : nenqellin e hapur
Anetaresuar : 02/05/2011
Serbia pranon dokumentet e Kosovës
Fri 17 Jun 2011 - 13:59
Beograd, 17 qershor – Një pako marrëveshjesh në mes të Serbisë e Kosovës pritet të arrihet në mesin e muajit korrik, në takimin e gjashtë të delegacioneve të të dy vendeve. Krahas marrëveshjes për lëvizje të lirë do të jenë edhe shtatë marrëveshje që do të nënshkruhen, njofton nga Beogradi korrespondenti i “Kohës Ditore”.
Burime të afërta me bisedimet kanë bërë të ditur se kjo pritet të ndodhë së shpejti me pranimin e ndërsjellë të dokumenteve në kuadër të diskutimeve për lëvizjen e lirë. Përveç letërnjoftimeve dhe pasaportave, Serbia pritet të pranojë edhe patentë shoferët e Kosovës dhe targat. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Kosova me dokumentet e Serbisë. Megjithatë, nuk ka mundur të saktësohet nëse do të pranohen edhe dokumentet serbe të Kosovës, dhe a do të vazhdojnë të jenë ato në qarkullim.
“Ne besojmë se do të gjendet një modalitet si ai i Maqedonisë dhe Greqisë, kur Greqia nuk njeh pasaportën e Maqedonisë, por megjithatë me të mund të udhëtohet, dhe vula vihet në një dokument përcjellës të bardhë”, ka thënë një burim ndërkombëtarë, i afër me bisedimet.
Një nga problemet që pritet të diskutohet në këto bisedime është edhe ai i doganave të Kosovës. Problemi, sipas burimit, është se Serbia do të propozojë sërish që dogana e Kosovës të mos ketë emërtim të tillë në dokumente, por vetëm Dogana e Kosovës, pra pa cilësimin Republikë dhe pa simbolet. Kjo është refuzuar më parë nga institucionet e Kosovës.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi