Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Riaktivizohet AKSH: Luftë Serbisë nëse mban zgjedhjet në Kosovë

Sun 25 Mar 2012 - 14:11
e Shtunë, 24 Mars 2012 08:30

















Riaktivizohet AKSH: Luftë Serbisë nëse mban zgjedhjet në Kosovë Aksh3_330_230







Armata Kombëtare Shqiptare deklaron se do të përdorë forcën kundër
mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë nëse komuniteti ndërkombëtar nuk i
parandalon ato. AKSH i ka dërguar një email agjencive të lajmeve dhe
siç raporton BIRN, AKSH deklaron se ka vendosur të riaktivizojë
strukturat e saj për të mbrojtur Kosovën nga një pushtim tjetër serb.


“Shtabi i përgjithshëm i AKSH në një takim në 17 mars ka vendosur të
riaktivizojë të gjitha strukturat e saj ushtarake dhe të konfrontohet me
Serbinë dhe grupet e saj kriminele në Kosovë”-thuhet në mesazhin e
AKSH-së.

Serbia njoftoi pak ditë më parë se do të organizojë zgjedhjet e saj
lokale në 6 maj edhe në Kosovë. Ky vendim është dënuar nga qeveria e
Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar si një shkelje e integritetit
territorial të Kosovës.

AKSH thotë gjithashtu në letrën e saj se kishte pezulluar të gjithë
aktivitetin e saj kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, me
shpresën që vendi do të lejohej të progresonte nga fqinja e tij jugore
Serbia.

“Por për 4 vjet që nga shpallja e pavarësisë, Serbia nuk ka ndaluar
së sabotuari Republikën e Kosovës. I kërkojmë komunitetit ndërkombëtar
të ndërhyjë përpara se të nisë lufta dhe të parandalojnë një tjetër
luftë në Ballkan”-vazhdon mesazhi i AKSH.


info-kosova
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi