Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

AKSH: Tani mund të veprojmë në Kosovë Empty AKSH: Tani mund të veprojmë në Kosovë

Thu 12 Apr 2012 - 15:33
e Martë, 10 Prill 2012 09:47

















AKSH: Tani mund të veprojmë në Kosovë Aksh3_330_230







Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), nëpërmjet
një komunikate, të nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu, ka konfirmuar
qëndrimin për rishikimin e vendimit të mëhershëm të AKSH-së për të mos
vepruar edhe në Kosovë, pas sulmit me eksploziv ndaj familjes Haradinaj
te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, me ç’rast u vra mizorisht
Selver Haradinaj, ndërsa u plagosen fëmijët e tij.


“Ne ripërsërisim se vërtet AKSH-ja nuk vepron në Kosovë dhe në
Shqipëri, por tani do ta rishikojmë vendimin për Kosovën”, thuhet në
fillim të komunikatës, e cila gazetës i është dërguar nëpërmes të postes
elektronike, shkresa nr.5/2012, e datës 8 prill 2012.

“Pas ngjarjes tronditëse në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë,
urgjentisht është mbledhur Shtabi i Përgjithshëm i AKSHsë, në mënyrë që
ta dënojë këtë akt qyqar, akt ky që ka për qëllim të dëmtojë, të
shqetësojë dhe ta frikësojë popullatën shqiptare për qëllime që vetëm
ata që e kanë bërë këtë akt e dinë qëllimin e vërtetë”, thuhet në
kumtesë.

Në saje të mosekzistimit të sigurisë së duhur, siç thuhet më tej në
reagim, AKSH u drejtohet institucioneve të Kosovës, që urgjentisht ta
zbulojnë kryesin, apo kryesit e kësaj vepre qyqare dhe ndaj tyre të
marrin masa përkatëse.

“Të merren masa mbrojtëse sigurie për popullatën e pambrojtur në
gjithë hapësirën veriore të Kosovës, duke dëshmuar me masa konkrete,
prandaj u bëjmë thirrje strukturave ndërkombëtare, duke filluar nga
NATO, EULEX-i dhe struktura përkatëse të saj, të veprojnë në kuadër të
mandatit që kanë përpara popullit të Kosovës, t’i marrin seriozisht
veprimet e strukturave kriminale ushtarake-policore të Serbisë, të
instaluara në Kosovë. Në të kundërtën, AKSH është e detyruar të
rishikojë vendimet e veta”, thuhet në reagim.

AKSH, siç thuhet më tej në komunikatë, “duke dashur t’u mbetet
besnike vendimeve të mëhershme se nuk vepron në Kosovë dhe në Shqipëri,
do të dëshironim të na besohet se kësaj radhe AKSH-ja është shtrënguar
t’i rishikojë vendimet e saj të veprimit në Kosovë, në mënyrë që
ekstremizmin serbosllav ta shuajë nga territori i Kosovës”, përfundon
komunikata e nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu. /zëri/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi