Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rikthehen incidentet etnike në Maqedoni, dhunohen dy shqiptarë Empty Rikthehen incidentet etnike në Maqedoni, dhunohen dy shqiptarë

Sat 28 Jul 2012 - 21:10
Rikthehen incidentet etnike në Maqedoni, dhunohen dy shqiptarë Autobus1-300x186Në autobusët urbanë të Shkupit janë rikthyer sërish incidnetet etnike. Mbrëmjenj e djeshme rreth orës 23:00 dy persona të fshatit Studeniçan të Shkupit janë sulmuar nga një grup prej dhjetë personash të panjohur. Edhe pse zyrtarisht policia nuk e ka dhenë identitetin e të dhunuarve, mësohet se ata janë shqiptarë ndërsa grupi ka qenë prej të rinjve maqedonas. Ata i kanë kanë goditur shqiptarët me grushta në kokë dhe trup, duke u sjellë atyre lëndime të dukshme.
Sipas policisë kjo rrahje mund të jetë hakmarrje për incidentin e dy ditëve më parë, kur nga autobusi, disa tifozë maqedonas kanë gjuajtur një bombolë në një lagje shqiptare të Shkupit, në cast qytetarët e provokuar kanë bllokuar autobusin në të cilin ndodheshin tifozët maqedonas dhe kanë filluar të gjuajnë më gurë ndaj tij.
“Do të shqyrtojmë edhe mundësinë nëse bëhet fjalë për ndonjë hakmarrje në lidhje me dy sulmet që ndodhën dy ditë më parë, disa persona të panjohur sulmuan me gurë disa autobusë në të cilët ndodheshin një grupë e tifozëve të skuadrës fubollistike së Vardarit që ishin duke shkuar në stadiumin e qytetit. Nuk mund ta përjashtojmë as këtë variant. Por do të duhen hetuar edhe mëtutje motivet dhe identiteti i sulmuesve”, u shpreh për mediat Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së maqedonase./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi