- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Reuters: Vrasjet në Maqedoni, “benzinë” për konfliktet etnike
Fri 13 Apr 2012 - 20:09
SHKUP- Vrasja e 5 të rinjve në Maqedoni është pasqzruar edhe nga agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters. Agjencia shkruan se bëhet fjalë për një akt makabër që duket sikur hedh benzinë në këtë vend të paqëndrueshëm multietnik. Sipas “Reuters”, Policia e Maqedonisë kishte gjetur trupat e personave të vrarë me armë zjarri në afërsi të një lumi në dalje të Shkupit. Policia i ka thënë agjencisë se akoma nuk ka identifikuar viktimat apo kryerësit e vrasjes, dhe se nuk kanë dijeni se cili është motivi i kësaj vepre kriminale. “Në vendin e ngjarjes kemi zbuluar gëzhoja, gjurmë gjaku dhe të gjithë trupat kanë plagë nga armët e zjarrit”,citon Reuters njoftimin e policisë. Sipas artikullit, qindra njerëz nga lagja e afërt në afërsi të vendit të ngjarjes kanë protestuar dhe kërkojnë hetime urgjente, ndërsa sulmuar me gurë makinat që lëvizin në këtë aks rrugor. Reuters shkruan më tej se, në këtë vend tensionet vazhdojnë, të nxitura nga varfëria dhe përparimi ingadaltë në integrimin në BE dhe NATO. (ma.ar/BalkanWeb) |
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi