Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Perse krijohen konfliktet mes cifteve Empty Perse krijohen konfliktet mes cifteve

Sat 11 Aug 2012 - 16:04
Perse krijohen konfliktet mes cifteve Cift-zenka
Studjuesit thone se kane zbuluar pergjigjen e kesaj pyetje, e cila eshte edhe baza e cdo problemi ne cift.
Te gjithe ciftet qe jane ne nje mardhenie dhe jane te angazhuar ne te, kane debate dhe mosmarveshje, ku shumica e tyre burojne nga dy faktore kryesore:

Sipas studjuesit Keith Sanford, PhD , Professor i Asociuar ne psikologji dhe neuroshkence, ne Universitetin e Baylor, shqetesimi i pare eshte ndjenja e kercenimit, qe perfshine idene se partneri po tregohet i ashper , armiqesor, shume kontrollues , kritik dhe shume i afte per te mbushur tjetrin me ndjenja faji.

Shqetesimi tjeter eshte ndjenja e neglizhences, qe perfshine ndjesine se partneri nuk po jep kontributin e duhur ne permiresimin e mardhenies, dhe nuk po e tregon investimin dhe perkushtimin e tij ne kete lidhje.
Sanford zhvilloi nje pyetesore “Inventari i problemeve themelore te cifteve “ per te matur nivelin e ketyre dy shqetesimeve.
Ne studimin e pare 1,224 individeve te martuar ju kerkua te kujtonin nje mosmarveshje specifike dhe te rendisnin 57 fjale qe do te pershkruanin ata dhe partneret e tyre gjate kesaj mosmarveshje.

Shumica e renditjeve kishte kete paraqitje: neglizhence, I harruar, mbikqyrje e ekzagjeruar, I padeshiruar, I refuzuar, I padukshem, mosperkrahje. Te tjera pershkrime ishin: jo i dashur, I pakujdesshem, paragjykues, jo tolerant, mosmirenjohes.
Ne studimin e dyte, 2315 individeve te martuar ju kerkua te benin gjithashtu nje renditje te menyres se si jane ndjere dhe sjelle gjate nje debate specifik, por duke perdorur nje version me te reduktuar te pyetesorit original, dhe nje shkalle tjeter per renditjen e emocioneve.

Sanford thote se nje vleresim i ketyre shqetesimeve themelore mund te na ofroje informacione kyc mbi menyren si nje person i sheh konfliktet.
Ai ve re se shqetesimi dhe ndjesia e neglizhences mund te zgjidhet me se miri kur njeri partner i kerkon te falur partnerit tjeter dhe ky i fundit merr vendimin te fal.

Ne rastin e ndjesise se kercenimit, personat jane me te interesuar te shohin ndryshime te partneri se sa te presin nje kerkese per falje prej tij. Ata duan te shohin se po trajtohen me respekt, te vleresohen dhe te reduktohen sjelljet e ashpra dhe fajesuese. (marled.al)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi