Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Konfliktet në një marrëdhënie, a mund t’i kthejmë në një mundësi? Empty Konfliktet në një marrëdhënie, a mund t’i kthejmë në një mundësi?

Thu 1 Aug 2013 - 13:51
Message reputation : 100% (1 vote)
Konflikti është pjesë normale e çdo marrëdhënieje të shëndetshme. Nuk mund të presim që dy njerëz të jenë dakord për çdo gjë dhe gjatë gjithë kohës. Të mësoni se si të merreni me një konflikt është vendimtare, në vend të shmangies së tij. Kur konflikti keqmenaxhohet, mund të shkaktojë një dëm të madh në marrëdhënie, por kur trajtohet në një mënyrë të respektueshme, pozitive, ofron një mundësi për të forcuar lidhjen mes dy njerëzve.
Duke mësuar disa nga aftësitë për zgjidhjen e konflikteve, mund t’i mbani marrëdhëniet tuaja personale, të forta dhe në rritje.
Konfliktet në një marrëdhënie, a mund t’i kthejmë në një mundësi? Oh3ivo
Konflikti lind nga ndryshimet. Kjo ndodh kur njerëzit nuk bien dakord mbi vlerat e tyre, motivimet, perceptimet, idetë apo dëshirat. Ndonjëherë këto dallime duken të parëndësishme, por kur një konflikt shkakton ndjenja të forta, shpesh lëkunden nevoja të thella personale. Këto nevoja mund të jenë nevoja për t’u ndjerë të qetë dhe të sigurt, të respektuar dhe të vlerësuar, si dhe nevoja për një afërsi më të madhe dhe intimitet.
Konfliktet lindin nga nevojat e ndryshme. Gjithkush ka nevojë për t’u ndjerë i kuptuar, i ushqyer dhe i mbështetur, por mënyra në të cilën këto nevoja janë plotësuar ndryshojnë gjerësisht. Nevojat e ndryshme për t’u ndjerë të qetë dhe të sigurt krijojnë disa nga sfidat më të rënda në marrëdhëniet tona personale. Nevojat e të dyja palëve luajnë rol të rëndësishëm në suksesin afatgjatë të shumë marrëdhënieve, dhe secili meriton respekt dhe konsideratë. Në marrëdhëniet personale, mungesa e të kuptuarit në lidhje me nevoja të ndryshme mund të rezultojë në distancë, argumente, debate dhe ndarje. Kur ju njihni legjitimitetin e nevojave konfliktuale dhe bëheni të gatshëm për t’i shqyrtuar ato në një mjedis mirëkuptimi, krijoni shtigje për zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e marrëdhënieve.
Të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi se konfliktet vazhdojnë të acarohen më tej kur ato injorohen. Ato qëndrojnë aty me ne derisa ne të përballemi dhe t’i zgjidhim ato. Reagimi ndaj konflikteve shpesh bazohet në perceptimet tona të situatës, dhe jo domosdoshmërisht në një shqyrtim objektiv të fakteve. Këto perceptime janë të ndikuara nga përvojat tona të jetës, kulturës, vlerave dhe besimeve.
Nëse perceptimi juaj i konfliktit vjen nga kujtime të dhimbshme apo të frikshme, nga marrëdhëniet e mëparshme të pashëndetshme ose fëmijëria e hershme, mund të prisni që të gjitha mosmarrëveshjet e sotme të përfundojnë keq. Rrjedhimisht, mund ta shikoni konfliktin në marrëdhënie si demoralizues, poshtërues dhe frikësues. Nëse jeta juaj e mëparshme ju ka bërë të ndiheni jashtë kontrollit dhe të pafuqishëm, konflikti mund edhe t’ju traumatizojë. Nëse e shikoni konfliktin si të rrezikshëm, ai tenton të bëhet një profeci vetëpërmbushëshe. Kur shkoni në një situatë konfliktuese, me ndjenja jashtëzakonisht kërcënuese, është e vështirë për t’u marrë me problemin në një mënyrë të shëndetshme. Në vend të kësaj, keni më shumë gjasa për ta mbyllur dhe për të shpërthyer në zemërim.
Ka disa ndryshime në mënyrën e reagimit ndaj situatave konfliktuale në njerëz të ndryshëm. Kështu, ekzistojnë njerëz të cilët shfaqin përgjigje të pashëndetshme ndaj konfliktit, ashtu siç ka dhe të tjerë që reagojnë në mënyrë të shëndetshme dhe konstruktive. Persona të tillë kanë një paaftësi për të njohur dhe për t’iu përgjigjur gjërave që shqetësojnë dhe kanë rëndësi për personin tjetër. Reagimet e tyre janë shpërthyese, lënduese, të nxehta, irrituese dhe fyese. Ata janë të paaftë për të rënë në kompromis dhe për të parë edhe anën e personit tjetër, duke sjellë tërheqje të dashurisë, refuzim, izolim, turp dhe frikë të braktisjes. Ndërsa personat me një reagueshmëri të shëndetshme ndaj situatave konfliktuese, kanë një kapacitet për të njohur dhe për t’iu përgjigjur gjërave që shqetësojnë personin tjetër. Reagimi i tyre është i qetë, jo fyes dhe me respekt për palën tjetër. Ata shfaqin një gatishmëri për të falur, për të harruar dhe për të lënë pas konfliktin pa zemërime dhe pakënaqësi. Ajo që i karakterizon persona të tillë është besimi që përballja me konfliktin dhe dëshira për të kërkuar kompromis është gjëja më e mirë për të dyja palët.
Një zgjidhje e suksesshme e konfliktit varet në aftësinë për të rregulluar stresin dhe emocionet tuaja. Konflikti shkakton emocione të forta dhe mund të çojë në ndjenja të lënduara, zhgënjim dhe parehati. Kur ato trajtohen në një mënyrë të pashëndetshme, mund të shkaktojë përçarje të pariparueshme, mëri dhe ndarje. Por kur konflikti zgjidhet në një mënyrë të shëndetshme, rrit të kuptuarit ndaj njëri-tjetrit, ndërton besimin dhe forcon lidhjet tona në marrëdhënie. Konfliktet shkaktojnë emocione të forta. Nëse nuk jeni të qetë me emocionet tuaja apo të aftë për t’i menaxhuar ato në kohët e stresit, nuk do të jeni në gjendje për ta zgjidhur konfliktin me sukses dhe për të kuptuar nevojat tuaja. Dhe në qoftë se nuk kuptoni nevojat tuaja, do të keni një vështirësi komunikimi me të tjerët dhe të jeni në kontakt me atë që ju shqetëson vërtet. Menaxhoni stresin duke ruajtur qetësinë, kontrolloni emocionet dhe sjelljen tuaj. Duke qëndruar të qetë, mund të lexoni saktë dhe të interpretoni komunikimin verbal dhe joverbal. Ndërgjegjësohuni dhe respektoni dallimet. Duke shmangur fjalët dhe veprimet fyese, mund ta zgjidhni më shpejt problemin.
Kur njerëzit janë të mërzitur, fjalët që përdorin rrallëherë përcjellin çështjet dhe nevojat e vërteta të problemit. Dëgjimi, në këtë mënyrë edhe na forcon, edhe na informon, dhe e bën më të lehtë për të tjerët që të na dëgjojnë. Të jesh në gjendje për të menaxhuar dhe për të lehtësuar stresin në këtë moment konfliktual, është çelësi kyç për të qëndruar të balancuar, të përqendruar dhe në kontroll, pavarësisht se me çfarë sfide po përballeni. Nëse nuk dini se si të qëndroni të përqendruar dhe të kontrolloni veten, do të zhyteni thellë në situata konfliktuale dhe do të jeni të paaftë për t’iu përgjigjur në mënyrë të shëndetshme.
Bëni prioritet zgjidhjen e konfliktit sesa të fitoni apo “të qenit të drejtë”. Prioriteti juaj i parë duhet të jetë ruajtja dhe forcimi i marrëdhënieve, në vend që të “fitoni” argumentin. Kini respekt për personin tjetër dhe këndvështrimin e tij. Jini të gatshëm për të falur. Zgjidhja e konfliktit është e pamundur në qoftë se nuk jeni të gatshëm ose të aftë për të falur. Konfliktet janë gjithmonë një mundësi për rritje. Kur jeni në gjendje për ta zgjidhur konfliktin në një marrëdhënie, kjo gjë ndërton besimin. Dhe kështu mund të ndiheni të sigurt, duke ditur që marrëdhënia juaj mund t’u mbijetojë sfidave dhe mosmarrëveshjeve.
Nga: ORNELA COKA
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Konfliktet në një marrëdhënie, a mund t’i kthejmë në një mundësi? Empty Re: Konfliktet në një marrëdhënie, a mund t’i kthejmë në një mundësi?

Thu 1 Aug 2013 - 14:04
Si theshte gjyshja ime "ciftet qe grinden duhen me shume" thash grinden e jo perleshje boksi (dhune) se ndryshon puna pastaj kyyyy  Une besoj se shpesh keto konflikte na sjellin me afer na bejne perkedheles me te dashur etj..Nese e keni ndjere ndonjehere kur ne rastin e nje konflikti e zenke ti te ndjesh deshiren e nevojen ta mbytesh me perqafime ate duke e qetesuar pak..!!Kjo varet nga marredheniet ne cift dhe se sa duhen ata...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi