Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Maqedoni, vrasja e 5 të rinjve, rriten tensionet etnike Empty Maqedoni, vrasja e 5 të rinjve, rriten tensionet etnike

Fri 13 Apr 2012 - 19:43
Maqedoni, vrasja e 5 të rinjve, rriten tensionet etnike 53376_1SHKUP- Rreth 30 persona po mbahen nga organet policore të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smilkovc të komunës Butel të Shkupit ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në një konfernc për shtyp duke dhën disa detaje lidhur me vrasjen e pesfishtë.
Numri një i dikasterit të policisë ka theksuar se njësitet policore janë në terren dhe se po ruajnë rendin dhe qetësinë.

Vrasja e katër personave të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe e një tjetri të moshës 44 vjçare ka ndodhur mbrëmë, ndërsa trupat e tyre të pajetë janë gjetur rreth orës 22 e 30 minuta nga disa persona që po peshkonin në liqenin artificial. Policia dyshon se 44 vjeçari, Borçe Cvetkovski është vrarër pasi ka qenë dëshimtar i vrasjes së katër personave të tjerë. Ai besohet të ketë qenë duke peshkuar në momentin kur autorët kanë kryer vrasjen e katër të rinjve të tjera.
MPB gjithashtu ka apeluar për qetësi dhe mos tensionim të situatës nga ana e banorëve, dhe shmangien e dezinformatave të ndryshme.

“MPB-ja po punojnë për ndriçimin e plotë të rastit dhe se për këtë qëllim është formuar një shtab i posaçëm operativ nga ekipe të specializuar të policies. Lusim mediumet dhe opinionin që të përmbahen nga çfarëdo qoftë spekulimi që mund të ngrejë tensionet ndëretnike. Hetimet po zhvillohen me intensiteti të lartë për gjetjen dhe identifikimin e autorëve të këtij akti. Katër trupat e pajetë të të rinjve janë gjetur njëri pranë tjetrit, kurse pak më larg tyre edhe trupi i personit të pestë. Ata janë dërguar për ekspertizë mjekësore për t’i zbardhur shkaqet e vdekjes së tyre”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski.
Në vendin ku ka ndodhur krimi sot ishin tubuar banorë të shumtë për të shprehur revoltën ndaj këtij akti. Disa prej tyre bënin thirrje për “Maqedoni të pastër” duke tentuar ti japin aktit të kryer motive entike
´´
“Kjo është tragjedi e madhe. I bëjmë thirrje policisë që sa më parë të zbardhë këtë rast. Kemi bllokuar autostradën në shenjë revolte dhe nuk do të largohemi derisa të mos zbardhet rasti. Unë e njoh personalisht njërin nga të vrarët, ai ka qenë peshkatar, njeri i mirë që s’ka bërë asgjë të keqe. Ne, më parë kemi pasur probleme me fqinjët tanë, kanë ndodhur incidente në autobus, por kjo që ka ndodhur, është vërtet tragjike. Ne nuk themi se e kanë bërë ata, por policia duhet t’i zbulojë autorët e këtij krimi“, tha Dragi Stojkovski, protestues nga fshati ku ka ndodhur ngjarja.

Ndërkoh vëllai i 45 vjeçarit të vrarë Borce Stefkovski, ka deklaruar se vëllai I tij është vrarë që të mos ketë dëshmitarë të gjallë”,

Masa e tubuar në një rast ka sulmuar edhe kordonin e policisë e cila ishte e pranishme me forca të shumta speciale. Shumë rrugë vazhdojnë të mbeten të bllokuara ndërsa prani e shtuar e forcave policore vërehet edhe në lagjet tjera me popullatë të përzier entike.
Ndryshe partitë politike maqedonase janë deklaruar mbi vrasjen makabre të pesë maqedonasve në fshatin Smilkovc të Shkupit.
Lidhja Social Demokrate ka kërkuar që sa më shpejt të zbardhet masakra e vrasjes së pesë vetave pranë Liqenit të Hekuranës mbrëmë në Shkup duke e cilsuar sei një nga incidentet më serioze viteve të fundit në Maqedoni.

´Ndërsa Partia për Ardhmëri Evropiane ka bërë thirrje për dorëheqjen urgjente të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së brendshme, Gordana Jankullovska. "Jemi të shqetësuar nga krimi makabër dhe kërkojnë dorëheqjen urgjente", ka theksuar kjo parti që përfaqëson komunitetin e torbeshëve.
Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim të partive politike në pushtet dhe ato opozitare shqiptare.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)
Arvaniti
Arvaniti
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 157
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shkup
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/04/2012

Maqedoni, vrasja e 5 të rinjve, rriten tensionet etnike Empty Re: Maqedoni, vrasja e 5 të rinjve, rriten tensionet etnike

Fri 13 Apr 2012 - 22:41
Ah rriten pse kur paskan qen te uleta dhe kush i paska kontribu uljes se tensioneve nderetnike ne maqedoni Politika aktuale qe zhvillohet ne Maqedoni vetem sa i fryn dit e me shum tensionet...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi