27% e popullsisë së Shqipërisë janë emigrantë
Wed 15 Dec 2010 - 17:32
Në një studim të botuar muajin e kaluar, Instituti për Studime demografike të Francës (INED) liston vendet që kanë numrin më të madh të emigrantëve në terma absolute apo relative, dhe gjithashtu edhe vendet nga ku miliona emigrantë vijnë. Edhe pse një numër i madh lënë shtëpitë e tyre në botën në zhvillim në kërkim të punës në vendet e industrializuara, ka ende lëvizje të konsiderueshme në mes të ekonomive në zhvillim apo dhe nga një pjesë e botës së zhvilluar në një tjetër. Ndër 214 milionë njerëz që jetojnë jashtë vendit të tyre të origjinës (pak më shumë se 3% e popullsisë së botës, sipas një vlerësimi të OKB-së të botuar këtë vit), 62 milion lënë një vend në jug për një destinacion në veri. Migrimi midis vendeve të jug të përfshin 61 milionë njerëz, kundër 53 milionë në veri. Me 43 milionë shtetas të huaj në territorin amerikan në vitin 2010, sipas parashikimeve të OKB, SHBA mbetet destinacioni kryesor në botë për emigracionin, duke lënë pas edhe Rusinë, me 12.3 milionë emigrantë. Në terma të përgjithshëm, rreth 13% e popullatës së SHBA-së janë të lindur jashtë Shteteve të Bashkuara. Në pesë vitet e fundit "bilanci migrator" i saj - dallimi në mes të numrit të njerëzve që hyjnë dhe dalin në vend - është vlerësuar në 1 milion në vit.
Në shumicën e demokracive të tjera të industrializuara perëndimore proporcioni i emigrantëve shkon nga 7% në 16%, sipas Ined. Kjo kategori përfshin Gjermani (13%), Francën (11%), Britania e Madhe dhe Holanda (10%), dhe Belgjika (9%). Spanja është një hyrje e re në këtë listë, duke u shndërruar në një destinacion të madh për emigracionin në 20 vitet e fundit, me një kulm në 2002-07. Tani emigrantët përbëjnë 14% të popullsisë.
Por në drejtim të raportit mes popullatës emigrante dhe asaj vendase këto vende janë shumë prapa vendeve të Gjirit, ku emigrantët nganjëherë tejkalojnë vendasit, si në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt. Evropa është po ashtu mbrapa Australisë dhe Kanadasë, ku 21% e popullsisë janë emigrantë.
Së fundi, përqindja e emigrantëve është veçanërisht e lartë në vendet me një sistem tatimor tërheqës, të tilla si Monako (72%), Singapor (41%), ose në një masë më të vogël Luksemburg (35%) dhe Zvicra (23%). Por, nga vijnë këta emigrantë? Përgjigjet këtu janë më pak të sakta, "vendet e destinacioneve janë më të përcaktuara sesa vendet e origjinës së emigracionit në vetvete". Meksika renditet si vend burimi më i lartë duke gjeneruar rreth 10 milionë emigrantë ku shumica janë në SHBA, e ndjekur nga India me 9 milionë dhe Bangladesh me 6.5 milion.
Por si një përqindje e raportit mes popullatës emigrante dhe popullatës së përgjithshme vendet e vogla renditen në rangjet e larta për emigracionin. Një e treta e popullsisë së ishujve Cape Verde jetojnë jashtë vendit. E njëjta gjë është e vërtetë për Bosnjën, apo Shqipëria ku pothuajse më shumë se 27% e popullsisë kanë lënë vendin e tyre. Në vitin 2000 Mbretëria e Bashkuar llogaritej të kishte pothuajse të njëjtin numër të larguarish (4.200.000) sikurse të ardhurish (4.900.000). Në të kundërt, Franca është një nga vendet me numrin më të vogël të të ardhurve.
Së fundi: mbështetja e perspektivës kombëtare të studimit të Ined dështon të zbulojë tablonë e plotë në lidhje me migracionin. Për shembull, proporcionalisht vetëm një përqindje e vogël e popullatës kineze lëviz jashtë vendit (0,1%), por një numër i madh i njerëzve kanë emigruar nga një krahinë në tjetrën në vitet e fundit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi