Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krijohet Organizata e Gruas Emigrante në Markopulo,Athinë Empty Krijohet Organizata e Gruas Emigrante në Markopulo,Athinë

Fri 20 Apr 2012 - 2:56
Message reputation : 100% (1 vote)
Krijohet Organizata e Gruas Emigrante në Markopulo,Athinë Ab8f3_beqiraj-markopulo2Krijohet Organizata e Gruas Emigrante në Markopulo,Athinë 6bdde_beqiraj-markopulo4Krijohet Organizata e Gruas Emigrante në Markopulo,Athinë 60919_beiraj-markopulo5Krijohet Organizata e Gruas Emigrante në Markopulo,Athinë 66022_beqiraj-markopulo5KRIJOHET ORGANIZATA E GRUAS EMIGRANTE NË MARKOPULO,ATHINË


“Asnjëherë nuk është vonë” thotë populli dhe kjo duket se ka ndikuar edhe tek…
gratë emigrante,të cilat kanë filluar të krijojnë organizatat e gruas në Greqi.
Gjatë ditës së shtunë,në qytetin e Markopulos,Atiki,gratë emigrate zgjodhën kryetaren e tyre dhe krijuan organizatën e gruas shqiptare në këtë qytet.
I pranishëm për të përshëndetur ka qenë edhe kreu i Shoqatës së Punëtorëve Dega Athinë ,Shpëtim Beqiraj,i cili në fjalën e tij tha se ” jemi krenarë për këtë organizim kaq të madh të grave emigrante,të cilat edhe pse punojnë gjithë ditën në punë dhe gjatë pasdites bëjnë punët e shtëpisë,këto gra gjejnë kohën që të bashkohen me njëra-tjetrën dhe të shkëmbejnë mendimet e tyre për temat që i shqetësojnë” ka thënë Beqiraj.
Krytare e Organizatës së Gruas në Markopulo u zgjodh 28-vjeçarja emigrante Rezarta Vela nga Gjirokastra,nënë e dy fëmijëve,ndërsa nënkryetare u zgjodh Elisabeta Hyrja nga Fieri,nënë e një një fëmije.
Në fjalën e saj kryetarja Rezarta Vela tha se ” do të përpiqemi të jemi sa më afër me njëra-tjetrën për të zgjidhur sa më shumë nga problemet e shumta që na shqetësojnë,sepse vetëm të bashkuara mund të fitojmë të drejtat tona”.

I pranishëm ka qenë edhe kreu i Shoqatës “Shqipëria”, Ilirian Dhima,i cili premtoi se do të japë kontriburin e tij për të mbështur nismën e organizmit të gruas emigrante në Greqi.

Zgjedhjet për organizatën e Gruas në Markopulo u bë në shtëpinë e mësueses të gjuhës shqipe në këtë qytet zonjës Anila Hasanaj
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi