Sateliti do të bjerë në Itali
Thu 22 Sep 2011 - 15:49
NASA i qetesoi amerikanet duke thënë se sateliti i vjetër i saj që ka dalë nga kontrolli e po bie në toke, nuk do të rrëzohet mbi Amerikën e Veriut.
Por se ku mund te perfundojne copat e tij, kjo nuk dihet akoma me siguri. Mediat italiane thone se disa pjese te satelitit mund te bien ditet e ardhshme mbi Itali. Eshte nje nga skenaret e mundshme, qe sipas burimesh te kualifikuara qe citohet nga agjensia e lajmeve ANSA, po pervijohet keto oret e fundi ne simulimet e realizuara nga agjensite hapesinore. Per te analizuar keto skenare e per te diskutuar ndonje nderhyrje te mundshme qe do te perfshinte sistemin e mbrojtjes civile, shefi i ketij departamenti Franco Gabrielli, thote "Corierre della Sera", ka kerkuar nje mbledhje urgjente me komitetin operativ te agjensise hapesinore italiane.
Te dhena te sigurta nuk ka. Per momentin, mendohet se kur sateliti te filloje djegien ne atmosfere, 26 elemente te tij mund te mberrijne token e te bien ne nje rreze prej 800 kilometrash. Ne trajektoren e rrezimit, gjithmone sipas simulimeve kompjuterike eshte edhe Italia.
Zyrtaret e nases perpiqen ta minimizojne rrezikun, duke thene se ai eshte shume modest dhe se deri me sot, askush nuk eshte lenduar nga objekte te hapesires. UARS eshte nje prej sateliteve me te medhenj amerikane qe bejne rikthim te pakontrolluar ne toke prej me shume se 30 vjetesh. Megjithate edhe stacioni hapesinor Skylab i cili pati nje renie te ngjashme ne 1979-ten, ishte 15 here me i rende se sateliti qe po rrezohet dhe nuk shkaktoi probleme. Top Chanel
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi