Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sonda ruse do bjerë në Tokë më 15 janar  Empty Sonda ruse do bjerë në Tokë më 15 janar

Thu 5 Jan 2012 - 0:59
Sonda ruse do bjerë në Tokë më 15 janar  Phobosgrunt-marsPhobos-Grunt, sonda ruse e nisur me shumë pompozitet nga Rusia për një mision në Mars, do të bjerë në Tokë në datën 15 janar.

Kështu deklaron Ministria e Mbrojtjes ruse duke përcaktuar tashmë një datë të saktë të rënies së sondës.

Sipas agjencisë ruse të hapësirës, Roskosmos, koordinatat e rënies së sondës prej 13.5 tonësh do të jenë në 51.4 gradë në veri dhe 51.4 gradë në jug, një zonë që shtrihet në Jug-perëndim të Afganistanit.

Phobos-Grunt u nis në një mision në datë 8 tetor të vitit të kaluar, por për shkak të një avarie teknike nuk mundi dot të lërë orbitën e Tokës. Për avarinë, rusët akuzuan Shtetet e Bashkuara, të cilat sipas tyre, indirekt kishin sabotuar misionin rus për në Mars.

Shkak sipas një gjenerali rus, ishte një satelit amerikan që merrej me studimin e fushës elektromagnetike të Tokës. Pikërisht ky satelit, sipas rusëve, kishte ndërhyrë duke nxjerrë jashtë kontrollit Phobos-Grunt. Sonda nuk u përgjigjej më komandave të lëshuara nga qendra hapësinore ruse.

Nëse gjithcka do të shkonte ashtu sic ishte parashikuar, sonda ruse do të ulej në Phobos, njëri prej satelitëve natyrorë të Marsit dhe misioni ishte mbledhja e provave për cështje studimore të sipërfaqes së satelitit dhe planetit Mars.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi