Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burka, veshja e grave që ngjall polemika  Empty Burka, veshja e grave që ngjall polemika

Thu 22 Sep 2011 - 16:12

Belgjika vendosi kundër, Franca po ashtu. Tani është radha e Italisë. Ky vend po tenton së shpejti të përligj mbajtjen e burkës në publik.

Nisma e mbështetur nga të gjitha forcat politike e konsideron mbulesën e fytyrës së gruas si kundër rrymës së kulturës italiane dhe synon që fenomeni të marrë fund. Ndalimi i mbulesës islamike në fytyrë, vjen fill pasi Belgjika dhe Franca sanksionuan me ligj përdorimin e veshjeve që fshehin identitetin e grave në çdo lloj ambjenti publik.
Franca ka pasur qendrimin më të ashpër ndaj kësaj çështjeje.

“Problemi i burkës nuk është një problem fetar, është një problem i lirisë dhe dinjitetit të gruas”, është shprehur Sarkozy.

Tani edhe vende si Danimarka dhe Holanda kanë shprehur interes për të ndërmnarrë të njëjtat masa, ashtu sikurse edhe vende të tjera të BE-së.
Por përse perëndimi i frikësohet kaq shumë Burkës? Dhe përse shumë gra islamike kërkojnë me ngulm të mbulojnë fytyrën e tyre?

Burka, nikabi ose perçja, është një element veshjeje që mbahet nga gratë në vendet islamike, si në Arabinë Saudite, Jemen, Kuvajt, Katar, Oman apo Afganistan.

Për teologët mbulimi i fytyrës së gruas në publik nuk është një detyrim i besimit islam. Libri i shenjtë i Kuranit të paktën nuk e kushtëzon këtë. E pavarësisht kësaj burka vishet sot nga mijëra gra myslimane.
Top Chanel
Burka, veshja e grave që ngjall polemika  KRONIKA-ELONA
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Burka, veshja e grave që ngjall polemika  Empty Re: Burka, veshja e grave që ngjall polemika

Thu 20 Oct 2011 - 13:56
Message reputation : 100% (1 vote)
Jam kunder ekstremeve te tilla ku mohoet e drejta e lirise, por mbeshtes drejtesine dhe llogjiken.
Dhe me mire me Burke se sa lakuriqesirat Europiane.
Eshte llogjike e c'thurrur e se drejtes se lire kur femrat dalin gjysem te zhveshura.
Pra nuk ka hije as njera (perendimore) "e c'thurrjes", as tjetra (lindore) "e burgimit"!
E perderisa c'thurrja pason katastrofa te tjera, me mire me Burke.

“Problemi i burkës nuk është një problem fetar, është një problem i lirisë dhe dinjitetit të gruas”, është shprehur Sarkozy.

Cila eshte "liria" apo "dinjiteti" i gruas, kur ne nje dalje te saj ajo rrezon (me apo pa dashje) gjithe gjinine mashkullore?!

Me siper ne krahasimin tim te caktuar "me mire me Burke", ishte pikerishte pergjigjja ndaj "lirise dhe dinjitetit" te mirekuptimtit z. Sarkozy.

Edhe pse ne te vertete Burka eshte nje ceshtje fetare sipas Lindjes, po ashtu edhe liria dhe dinjiteti eshte nje ceshtje fetare sipas Zotit (si do qofte besimi i cdo njeriu).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi