Greqi, 14-vjeçarja shqiptare i vë flakën vetes në Pire
Fri 23 Sep 2011 - 21:42
Një vajzë 14 vjeçe shqiptare në Greqi ka tentuar të vetëdigjet sot në Pire. Vajza e dy dy emigrantëve shqiptarë, ka hedhur mbi trup benzinë dhe në vazhdimësi i ka vënë flakën vetes.E dëmtuara u transportua me urgjencë në spitalin e fëmijëve, ku po lufton me vdekjen, për shkak të djegieve të rënda që iu shkaktuan në trup.Mendohet se shkak për tragjedinë u bë një debat i vajzës me
prindërit e saj. Në vazhdimësi vajza shkroi një shënim ku shkruhej se ndihej e braktisur dhe se prindërit nuk e kishin dashur që prej ditës që ajo erdhi në jetë.Në dëshpërim e sipër ajo i vuri flakën vetes brenda në banesën e saj, që ndodhet në rrugën Kalikratidhos, citon albanews.Mjekët e reanimacionit të spitalit të fëmijëve, po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e vogëlushes, pasi trupi i saj ka pësuar djegje të rënda në 80% të trupit.Sipas njoftimit mjekësor, 14 vjeçarja mbahet në jetë me aparatura në pavionin e reaminacionit të spitalit “Agjia Sofia” dhe sipas mjekëve gjendja e saj konsiderohet tepër kritike, ndërkohë që kirurgu plastik ka bërë të gjitha ndërhyrjet domosdoshme.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi