Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

AK: Po i vini flakën vetes Empty AK: Po i vini flakën vetes

Tue 13 Mar 2012 - 10:27
Pas publikimit të videos së djegies së flamurit shqiptar nga organizata maqedonase e njohur si “Organizata Kristiane”, ka reaguar Aleanca Kuqezi. Në videon e publikuar i vihet flaka flamurit shqiptar dhe hidhen parulla raciste antishqiptare.Në reagimin e AK-së thuhet se “provokimet e Maqedonisë po kalojnë çdo kufi”.

“Mos guxoni të prekni flamurin kombëtar, distancohuni nga zjarrvënësit”, thuhet në reagimin e AK-së.Aleanca Kuqezi duke theksuar se me këto veprime “Maqedonia po i vë jarin vetës” u ka bërë apel SHBA-së dhe BE-së “parandaloni çmendurinë sa nuk është vonë”.

Djegia e flamurit vjen dy javë pasi dy shqiptar u vranë nga një polic maqedonas ndërsa ditët e fundit disa nxënës shqiptar janë rrahur në mënyrë barbare nga maqedonasit.Dhuna është dënuar edhe nga Komisioni Evropian, i cili ka theksuar se “i bëjmë thirrje të gjithëve të respektojnë shtetin e së drejtës”.

Video e organizatës Kristiane (Hristianska Organizacija) nxjerr në sfond persona të maskuar që nën përcjelljen e këngës djegin flamurin shqiptar. Ata bëjnë thirrje për bashkimin e të krishterëve kundër shqiptarëve për zhdukjen e tyre. Gjatë tërë videos së publikuar vijojnë titra në gjuhën angleze për të kuptuar mesazhin e tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi