Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nuk merr patentën, nëna i vë flakën vetes Empty Nuk merr patentën, nëna i vë flakën vetes

Sun 20 Oct 2013 - 14:45
Nuk merr patentën, nëna i vë flakën vetes Sapoltka-1810Një nënë i mbijetoi për mrekulli një tentative vetvrasje nëpërmjet vetdjegies, motivuar nga dështimi i përsëritur në kursin e patentës.

Historia u publikua të premten nga "Daily Mail", pasi 31-vjeçarja Yamkala Sapotka u la e lirë nga një gjykatë në Londër.

Ajo ishte paditur për rrezikimin e shëndetit publik nga pakujdesia, pas plagëve të lehta që kishin marrë disa persona të tjerë gjatë tentativës së vetvrasjes në oborrin e shtëpisë së saj.

Një fqinj i kishte ardhur më pas në ndihmë, duke lajmëruar urgjencën, e cila e transportoi në një spital ku qëndroi për disa javë nën trajtim të specializuar.

Ndonëse Sapotka pranoi përgjegjësinë e saj për akuzën e ngritur, gjykatësi vendosi që ta linte të lirë duke marrë parasysh gjendjen psikologjike të 31-vjeçares dhe faktin që nuk përbën ndonjë kërcënim për shoqërinë.

Në gjyq u dëgjua se si e pandehura, nënë e një fëmije, ndihej përgjegjëse për dështimin e saj në kursin e patentës dhe koston financiare që familja duhet të përballonte e për këtë arsye vendosi të përfundonte jetën e saj.

Një komision ekspertësh, përcaktoi se ajo nuk vuante nga asnjë çrregullim mendor apo formë depresioni dhe se vendimi i vetvrasjes kishte qenë i përllogaritur dhe i kuptuar mirë prej Sapotkës, e cila dështoi katër herë radhazi në marrjen e liçensës së drejtimit. / Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi