Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur dhimbja premton DASHURI ( te jetosh me nje femije autik) - Edmond TUPJA - PASTHEN  Empty Kur dhimbja premton DASHURI ( te jetosh me nje femije autik) - Edmond TUPJA - PASTHEN

Sun 25 Sep 2011 - 0:04
Sigurisht, ne moment deshperimi te thelle, shperthen revolta tek prindi me femije autik: “ Pse me qelloi pikerisht mua nje femije i tille? Pse ky denim nga Fati, Rastesia, Natyra apo Zoti, pak rendesi ka emri?”, qe ndiqet nga nje ndjenje faji e pashmangshme: “ Cfare kam bere une per ta merituar njre denim te tille qe nuk ua uroj as armiqve te mi?”. Pergjigjen ndaj ketyre dy pyetjeve ma ka dhene shkrimtarja Shpresa Vreto, nje dite tek e takova krejt rastësisht te rruga Bogdani, ne Tirane. Pasi me pyeti per Gesin, qe asokohe ishte ne kulmin e krizes se tij te adoleshences, dhe une i shpreha revolten dhe ndjenjen time te fajit, midis nesh u zhvillua ky dialog:



Ajo: - Edmond, a beson te Zoti?

Une: - Shpresa jam ateist, besoj te njeriu, pra, edhe tek ty.

Ajo: - Atehere, meqe beson tek une, te lutem fute per nje minute veten nen lekuren e nje besimtari, brenda shpirtit te tij ne rregull?

Une: - Ne rregull, do te përpiqem.

Ajo: - Zoti vendosi te sjelle Gesin ne kete bote. Hodhi nje vështrim midis njerëzve dhe tha: “ Kujt t`ia besoj kete femije? Ketij pijaneci ketu? Jo, ai do ta lere pa buke, pa rroba, do ta keqtrajtoje sic keqtrajton femijet e tjere dhe nenen e tyre. Ketij vjedhësi, këtij krimineli, këtij te çmendur? Jo, jo e jo, sepse femija do te rritet keq, me mungesa te medha materiale e shpirterore, me ndenjen e turpit e te fajit para shoqerise, nese nuk do te behet edhe vete si i ati. Kujt t`ia besoj atehere?” Veshtroi edhe nje here mire rreth e rrotull dhe syte i shkuan tek ty. Dhe u mendua gjate. Dhe e vendosi: ta dha, ta dhuroi, ta besoi ty kete femije yll te bukur, por me autizem. Ky qe fati yt kur lindi Gesi, Edmond, kjo eshte detyra jote tani qe ai eshte gati 14 vjec: duhet t`i besh balle situates, t`i provosh vetes ne radhe te pare, pastaj edhe te tjereve se je ai qe njoh une e jo pak te tjere si puna ime, lufto, pra, per Gesin, per Xhilden, per vete, per familjen tende, prinderit, vellezerit e te afërmit e tjere, per mua per gjithe ne te tjeret qe te respektojme, qe te duam!



Fjalet e saj me shperbene nje cast, pastaj me ribene me rindërtuan. Dhe e ndava mendjen qe te ndiqja porosine e saj!



Ndersa Gesit dua t`i them:



“Ges, ti i ke dhene nje kuptim te ri jetes sime, une mesova prej teje te kuptoj Tjetrin, te mposht vetveten, egon time, sa here qe kjo eshte e domosdoshme; mesova te heq dore nga shume gjera ne emer te dashurise qe ushqej per ty, te te dua edhe kur ti me godet, edhe kur ti me gërvisht, pra, edhe kur me denon e ndeshkon me dhune; mesova te luftoj ndryshe, edhe kur e di qe nuk do te fitoj, mesova ta shoh, ta degjoj, ta nuhas e ta prek boten me syrin, veshin, hunden e doren tende dhe keshtu, ta kuptoj duke e filtruar edhe permes ndërgjegjes se tjetrit, aq me teper kur tjetri je Ti!



Sigurisht, Ges, une te kërkoj te falur qe nuk kam arritur te t`i plotësoj te gjitha, qe nuk po te shkëpus dot nga autizmi, te kërkoj te falur per te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen tende, te kërkoj te falur qe nuk jam i pavdekshem, por i perkoheshem ashtu si edhe nena jote, sepse brenga jone me e tmerrshme eshte mendimi qe nje dite te frikshme, ti do te gjendesh vetem, pa nejri prane per t`u kujdesur per ty, per te te dhuruar te pakten nje grime mirëkuptim e dashuri. E di, ti nuk ke as moter e as vella, ke vetem nje gjysme vella nga ana ime, por qe jeton prej vitesh ne Kanada dhe qe atje e ka ndertuar jeten e vet; sot kane ardhur kohe te tilla qe nejrezit vdesin te vetmuar, madje edhe prinder qe kane lindur, rritur e nxjerre ne jete dy, tre, kater a me shume femije, sepse, sic thuhet, secili ka fatin e vet. Po ty, po sivellezerit e simotrat e tua me autizem, fare fati ju pret?

Sikur te pakten te kishte institucione per te vetmuarit si ti, si te tjeret qe te ngjajne, ne menyren qe ne, prinderit e tu, prinderit e tyre t`i mbyllnim syte te qete deri diku duke menduar se ti, djali yne, se femijet e tyre me autizem, nuk do te ndiheni te braktisur, edhe me te vetuar sesa jeni sot qe ne jemi ende gjalle.



Ges, une nuk jam besimtar, megjithatë, nje buzembremje dimri anonim, tek mendoja te tashmen tende te trishtuar dhe te ardhmen tende te zymte, pasi ti me kishe dendur me grushta e flakur pertoke si nje thes me kashte te kalbur, rashe ne gjunje dhe i drejtova deshperimisht kete lutje njerezore Fatit, Rastesise, Natyres apo Zotit, pak rendesi ka:



“ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi! Sheroje Gesin tim te pafajshem! Nuk te kërkoj, nuk te pergjerohem ta besh gjeni, apo talent, jo, beje thjesht normal, a me degjon, a me kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e femijeve te kësaj bote, te kësaj jete! Beje normal qe ai te jete te pakten i zoti i vetes, te arrije te mbijetoje edhe kur te gjendet përfundimisht vetem pas vdekjes se prindërve te tij. Plotesoma kete deshire dhe jam gati te ta fal jeten time! Te ta fal jeten time? Kjo do te ishte fare e thjeshte per mua, madje do te ishte dicka parajsore, sepse TI e di, per mua pertejvdekja, pra, pavdekësia, eshte zinxhiri i trashegimtareve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbresat e Gesit e keshtu, nga hallka ne hallke, deri sa te kete jete mbi rruzullin tone tokesor. Atehere, beme qe te vuaj tmerrësisht, qe te gjitha sëmundjet me te llahtarshme te botes te bien mbi mua- sidte, leber, Alzeihemer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njera me e mynxyrshme se tjetra, dhe une te jetoj duke vuajtur, duke lenguar, duke u perpelitur njerkohesisht si ne nente rrathet e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njera torture ne tjetren, vetem e vetem qe Gesi te behet normal, a me degjon, NORMAL!”.

Tirane, qershor- tetor 2009

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi