Adelina Tahiri këngë Lorik Canës?
Mon 26 Sep 2011 - 0:13
Adelina Tahiri raportohet se këngën e fundit, me të cilën merr pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, ia ka kushtuar ish-të dashurit të saj të përfolur, Lorik Canës.
Siç shkruan Panorama, fabula e këngës përshkruan një lidhje e cila nuk mund të finalizohet edhe pse është bërë gjithçka për të. Po sipas kësaj gazete, kënga titullohet “Ti mos u kthe…” dhe është e frymëzuar nga lidhja e dashurisë së këngëtares me futbollistin e njohur Lorik Cana.
Pasi përfundoi gjithçka mes tyre, thuhet se Loriku i ka kërkuar asaj të vazhdojnë shoqërinë vetëm si shokë, por këngëtarja nuk e ka pranuar këtë, madje nga tekstshkruesi ka kërkuar që të gjithë historinë ta përshkruajë ashtu siç ka ndodhur, në vargjet e këngës.
“Ti ndjenjën time e shkele, si të ish një lule në tokë, një ish për mua ngele, nuk mund të bëhesh kurrë një shok”, shkruhet në disa nga vargjet e baladës së Adelina Tahirit. /Panorama
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi