- Ajo...Princeshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 32
Postime : 21467
Hobi : .
Vendndodhja : Te shpia Re
Anetaresuar : 29/05/2011
Adelina Tahiri i kushton këngë Adrian Gaxhës?
Fri 14 Oct 2011 - 22:07
Adelina Tahiri, e përfolur shumë për lidhjen e saj të dashurisë me Lorik Canën, të cilit madje u tha se i ka kushtuar edhe këngë, duket se tashmë e ka harruar futbollistin.
Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia së fundmi është prezantuar në festivalin “Kënga Magjike 2011” me këngën “Ti mos u kthe”, të cilën u mendua se ia ka kushtuar mesfushorit të Lazios. Por duket se kënga në fjalë në fakt është për diku tjetër.
Mediat shqiptare raportojnë së fundmi se balada, e cila është publikuar edhe me një videoklip të realizuar nga “Max Production”, i kushtohet jo tjetër kujt por këngëtarit tjetër nga Maqedonia, Adrian Gaxha, i cili këtë verë u fejua me prezantuesen e Top-Channel-it, Luana Vjollca.
Bukuroshja shkupjane thuhet se ka pasur mjaft simpati për 27-vjeçarin po nga Shkupi. Por duke qenë se ky admirim nuk është finalizuar me një romancë mes tyre, ajo ka menduar t’i kushtojë një këngë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi