Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sëmundjet që paralajmëron djersitja e tepërt Empty Sëmundjet që paralajmëron djersitja e tepërt

Mon 26 Sep 2011 - 1:01
Djersitja, “sinjal alarmi” për çrregullime endokrine. Trajtimi dhe shkaqet kryesore të shfaqjes së djersitjes

Djersitja e tepërt, tipike për stinën e nxehtë, përveç një problemi estetik mund të shkaktojë një sëmundje të vërtetë.
Për mjekët dermatologë, djersitja e tepërt, përveç se një sëmundje e lindur, mund të jetë “sinjal alarmi” për çrregullime endokrine, përfshirë këtu sëmundjet e tiroides, sëmundjen e diabetit, por deri dhe te sëmundjet malinje. Për këtë mjekët shpjegojnë se kur sëmundja e djersitjes mund të quhet e tepërt dhe si mund të trajtohet ky problem. Hiperhidrozis (djersitja e shtuar) është një sëmundje që karakterizohet nga sasia e shtuar e djersitjes fiziologjike të nevojshme për të ruajtur ekuilibrin termik të organizmit.
Djersitja
Djersitja e trupit luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e temperaturës së trupit, proces ky që arrijmë ta kuptojmë të gjithë, sidomos gjatë muajve të nxehtë të vitit. Megjithatë ende nuk është vendosur ende një përkufizim standard i djersitjes së shtuar. Sasia e prodhimit të djersës në studime është vendosur në kufij normal përcaktuar më pak së 1mL/m²/min deri në prodhimin e më pak se 100 mg të djersitjes në një aksile (sqetulle) brenda 5 minutave, ose më pak se 50 mg brenda 1 minute. Sipas mjekëve, kritika thelbësore e matjes së këtyre parametrave është fakti që nuk është marrë parasysh sipërfaqja e zonës. Si rrjedhim, njerëz më të vegjël mund të jenë nën këtë përllogaritje sasiore në një kohë që vuajnë nga djersitja e shtuar. Për qëllime praktike çdo sasi e djersitjes që ndërhyn me aktivitetet e jetës së përditshme, mund të përkufizohet e të shihet si hiperhidrozis. Simptomat e djersitjes së shtuar zakonisht fillojnë në adoleshencë, por mund të vërehen dhe më herët. Megjithatë mosha mesatare e fillimit të hiperhidrozës të sqetullave është 19 vjeç dhe 13 vjeç për hiperhidrozën e shuplakave. Siç është vërejtur në një studim, në disa pacientë prodhimi i djersës mund të jetë i shtuar rreth 40 herë mbi vlerat normale të 1 mL/m²/min. Pacientët paraqiten zakonisht me djersitjen e një ose më shumë pjesëve anatomike, siç janë sqetullat (aksilat), pëllëmbët e duarve dhe këmbët, ose fytyra.
Shfaqja
Hiperhidrozis ndahet në hiperhidrozis parësore ose idiopatike dhe dytësore, në varësi të shkaqeve të ndryshme. Ky klasifikim mund të kategorizohet më tej duke iu referuar paraqitjes klinike si hiperhidrozis e gjeneralizuar e tërë trupit ose fokale (e kufizuar). Hiperhidroza parësore ose idiopatike është zakonisht e kufizuar dhe haset në aksila (sqetulla), pëllëmbët e duarve ose të këmbëve dhe fytyrë. Hiperhidroza dytësore mund të jetë e lokalizuar ose e përgjithshme (gjenerale) duke prekur tërë trupin. Hiperhidrozis dytësore, siç e parashtron dhe vetë emri, shkaktohet si rezultat i një sërë shkaqesh dytësore. Këto shkaqe dytësore mund të përfshijnë disa gjendje mjekësore, medikamentet, ose përgjigjet e ekzagjeruara fiziologjike ndaj nxehtësisë, lagështirës ose aktivitetit fizik. Hiperhidroza e përgjithshme dytësore vërehet në patologji të ndryshme siç janë: çrregullimet endokrine, përfshirë këtu sëmundjet e tiroides, sëmundjen e diabetit, infeksionet akute ose kronike, sëmundjet malinje dhe sëmundjet e shoqëruara me çrregullime të mëdha të sistemit simpatik si: shoku kardiovaskular, pamjaftueshmëria respiratore dhe varësia nga alkooli dhe droga. Hiperhidroza dytësore mund të paraqitet gjithashtu si hiperhidrozis e lokalizuar. Hiperhidroza dytësore e paraqitur në mënyrë lokale lidhet në më të shumtën e rasteve me dëmtimet neurologjike. Trajtimi i kësaj sëmundjeje mund të jetë: lokal, oral, kirurgjikal ose jokirurgjikal. Çdonjëra nga këto mënyra trajtimi është e ndryshme në varësi të indikacioneve, efikasitetit terapeutik, kohëzgjatjes të veprimit, efekteve anësore dhe kostos së terapisë. Megjithatë trajtimi i hiperhidrozës kërkon që të jetë një trajtim i individualizuar në varësi të gjendjes klinike dhe në bashkëbisedim me pacientin në varësi të preferencave të tyre.
Trajtimi
Djersitja është një dukuri normale gjatë motit të nxehtë, është një proces natyror dhe është e pamundur të ndërpritet. Por, aromat e pakëndshme mund të eliminohen me lehtësi. Vetë djersa nuk kundërmon, por bakteret të cilat krijohen në vendet e djersitura, janë ata të cilat në kontakt me ajrin lëshojnë erë të pakëndshme.
Depilimi
Për këtë arsye, depilimi ose heqja e qimeve në vendet që djersiten, është hapi i parë në luftë ndaj erërave të pakëndshme. Largimi i qimeve pengon mbajtjen e djersës dhe ndryshimin e përbërjes së saj kimike.
Pastrimi
Pastrimi i rregullt, disa herë në ditë, po ashtu ndihmon shumë, por uji duhet të jetë i vakët, pasi që flladitja e sipërfaqes së lëkurës, krijon efekt të kundërt. Nëse bëni dush me ujë të ftohtë, trupi tenton ta rikthejë sa më shpejt temperaturën, nxehet dhe atëherë sërish filloni të djersiteni.
Deodorantet
Deodorantet është mirë të përdoren pas pastrimit, ndërsa shmangni parfumet e rënda, sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës.

Disa nga shkaqet e djersitjes
Shkaqe neurologjike
Hiperhidrozis e përgjithshme
Sëmundja parkinson
Dëmtim i kordave spinale
Aksidente cerebrovaskulare
Shkaqe endokrine
Hipertiroidizëm
Hiperpituitarizëm
Diabet
Menopauza
Shtatzënia
Sindromë karcinoide
Hiperhidrozis dytësore
Infeksione
Shkaqe kardiovaskulare
Shok
Pamjaftueshmëri kardiake
Pamjaftueshmëri respiratore
Medikamente
Shkaqe toksike
Alkoolizmi
Abuzim me substancat
Shkaqe malinje

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi